QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Tiranë, Albas zhvillon trajnime me kredite

Muduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Trajnimi zhvillohet me 30 qershor në ambientet e Qendrës së Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës km 4, rreth 100 m poshtë QTU.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit të edukatorëve të kopshteve private të Tiranës të shtunën, me 30 qershor presim edukatorët e kopshteve publike të tre grupeve për të ndjekur modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme që do t’ju shërbejnë në punën tuaj të përditshme.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” është i miratuar nga Insitituti i Zhvillimit të Arsimit dhe përmban një kredit. Gjatë trajnimit do të diskutohet rreth këtyre çështjeve:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Koncepti “shoqëri e hapur” dhe “globalizëm” shoqëruar dhe me zhvillimin intensiv të teknologjisë, ka theksuar nevojën për zhvillim kompetencash që sigurojnë të nxënit e vazhdueshëm. Referuar qëllimit të arsimit parauniversitar, pjesë e të cilit është arsimi parashkollor, kompetenca kyçe konsiderohen:

• Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;

• Kompetenca e të menduarit;

• Kompetenca e të mësuarit për të nxënë;

• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin;

• Kompetenca personale (vetjake);

• Kompetenca qytetare;

• Kompetenca digjitale.


Në trajnim do të jetë e ftuar psikologia Denata Toçe për të folur për aspektin psikologjik të fëmijës, si duhet trajtuar ai dhe si duhet te sillemi në situata të caktuara.


Muduli përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Trajnimi zhvillohet me 30 qershor në ambientet e Qendrës së Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës km 4, rreth 100 m poshtë QTU.


Për të tjera detaje jeni të lutur të na kontaktoni në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit 0697070480


(Portali Shkollor)

2,569 Lexime
5 vjet më parë