Trajnim për edukatorët

QTPA, trajnim me kredite online për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 9 shtator online trajnimin me kredite për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”. Më poshtë gjeni detajet e këtij trajnimi dhe formularin online të regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 09.09.2023 online trajnimin me kredite për modulin: 

Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët   


Moduli synon të ndihmojë mësuesit dhe drejtuesit e këtyre institucioneve që të krijojnë klimë miqësore dhe një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, ku secili të ndihet i mirëpritur, të marrë pjesë dhe të përfshihet në veprimtaritë që zhvillohen në grup, si dhe të arrijë rezultatet e të nxënit.


Moduli trajton:

  • aspekte të organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative gjithëpërfshirëse në institucionet parashkollore edhe në ato që kanë fëmijë të margjinalizuar (romë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare etj.)


Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet  modulit


Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve parashkollore: 

  • vlerësojnë rëndësinë e klimës miqësore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës;
  • analizojnë karakteristikat e një kopshti miqësor për fëmijët;
  • përcaktojnë përfitimet e fëmijëve, prindërve, mësuesve, komunitetit dhe shoqërisë nga një kopsht miqësor;
  • hartojnë strategji/plane që shërbejnë për krijimin ose përmirësimin e klimës pozitive në kopsht;
  • përcaktojnë rrugët e bashkëpunimit me kolegët, prindërit dhe komunitetin për krijimin e një kopshti miqësor;
  • aftësohen se si të edukojnë te fëmijët mesazhin e të drejtave të barabarta, të barazisë gjinore, të gjithëpërfshirjes, të tolerancës, të respektimit të diversitetit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin.


Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimet zhvillohen online në platformën Zoom. 

Pagesa per trajnimin  është 1500 lekë të reja. 

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për t’u regjistruar në trajnim kliko në linkun e mëposhtëm: 

https://www.trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/71403?d=09%2F09%2F2023%2000%3A00%3A00


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e  e-mailit: [email protected]


Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,310 Lexime
7 muaj më parë