Trajnim në Prishtinë për programin “Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”
QTPA do të zhvillojë në qytetin e Prishtinës në datën 18-19 maj, në shkollën “The Cambidge school” Prishtinë, trajnimin falas për programin: “Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në qytetin e Prishtinës në datën 18-19 Maj 2024, ora 09.00 në shkollën “ The Cambidge school” Pallati i Rinisë dhe Sporteve, 10000, Prishtinë trajnimin falas për programin:
Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin.
Rezultatet e programit:
Mësuesit me përvojë:
- të shtojnë larmishmërinë e metodave dhe teknikave bashkëkohore me në qendër nxënësin;
- të zvogëlojnë problematikat që dalin gjatë orës së mësimit nga nxënësit e pa interes, që nuk aktivizohen dhe kanë mangësi të mbartura apo të krijuara gjatë klasave në AF;
Mësuesit e rinj dhe me më pak përvojë:
- të qartësohen dhe demonstrojnë lidhjen ndërmjet përbërësve kryesor të një procesi bashkëkohor me në qendër nxënësin;
- të kuptojnë e vlerësojnë problematikat e shfaqura nga nxënës të veçantë, të cilat lidhen me mospërfshirjen aktive të tyre në procesin e nxënies;
Synimet e programit: të përafrojë të gjithë mësuesit në arsimit fillor me konceptimet bashkëkohore të mësimdhënies së lëndëve të fushave përkatëse me në qendër nxënësin;të vendosë një lidhje organike mes zotërimit të kompetencës kyçe dhe kompetencave lëndore duke krijuar një lidhje organike mes disa proceseve komplekse të mësimdhënies në arsimin fillor.
Programi përmban modulet:
1.Moduli: Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë” , “Shkencat e natyrës” , “Shoqëria dhe mjedisi”, “Teknologjia dhe informacioni”;
2. Moduli: Metodologji e mësimdhënies në arsimin fillor;
3. Moduli Puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në Arsimin Fillor;
4.Moduli: Ndërtimi i aftësive të të lexuarit.
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit parauniversitar
- Drejtues shkollash
Ky program është i akredituar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve MASHT.
Ai ka 24 orë trajnimi (leksione teorike 14 orë; ushtrime praktike 5 orë; punë në grup dhe detyra 5 orë) mësuesit e sistemit parauniversitar.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë së Qendrës së Trajnimeve Albas- Kosovë +38344108887 ose në adresën e e-mailit: [email protected]
Për regjistrim jeni të lutur të klikoni në vegëzën e mëposhtme:
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA: Kalendari i trajnimeve me kredite për muajin gusht 2024
Trajnim me kredit: Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore
Kalendari i trajnimeve Albas