TRAJNIME ME KREDITE

Trajnime me kredite në Qendrën e Trajnimeve dhe Projekteve “Albas”

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”.


Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ne ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e përbashkët. 


Më poshtë, ju njohim me tematikat e moduleve, si dhe me datat e zhvillimit të tyre. 

⁃ Mësimdhënia në kurrikulat e reja, në datë 9.07.2020

⁃ Menaxhimi i klasës, në datë 7.07.2020

⁃ Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës, në datë 13.07.2020


Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:

- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj.

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës  

- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,514 Lexime
3 vjet më parë