Trajnimi

QBD dhe Albas zhvilluan trajnim për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë

Është zhvilluar trajnimi për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë përgatitur dhe mbajtur nga Qendra e Trajnimeve “Albas” për paketën didaktike “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1, për modulin “Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Diasporës”.

Është zhvilluar trajnimi për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë përgatitur dhe mbajtur nga Qendra e Trajnimeve të shtëpisë botuese “Albas” për paketën didaktike “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1, të hartuar nga shtëpitë botuese “Albas” dhe “Dukagjini”, për modulin “Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Diasporës”, me trajnerët: Znj. Rita Petro, znj. Ilda Alushaj, znj. Natasha Pepivani, znj. Linda Meniku, znj. Ervisa Paloka, z. Arnold Përlala nën kujdesin e drejtueses së kësaj qendre trajnimi, znj. Edlira Gugu. 


Trajnimi i mbajtur në formatin online në platformën “Zoom” u zhvillua me qëllim që mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë të njihen me përmbajtjen shkencore dhe aspektin didaktik e pedagogjik të mësimdhënies së librit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1.

Tematikat:

  • Prezantimi i librit – Qëllimet dhe parimet e krijimit të tekstit
  • Prezantimi i librit – Struktura dhe përmbajtja
  • Shkrim-lexim fillestar
  • Njohja e gjuhës amtare për komunikim
  • Arritja e rezultateve të të nxënit
  • Aspekte të mësimdhënies dhe didaktike


Mësuesit morën gjithashtu udhëzime për përdorimin e tekstit digjital nga specialisti IT, i Qendrës së Trajnimeve “Albas”, z. Arnold Përlala


Të gjithë mësuesit pjesëmarrës të këtij trajnimi do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe do t’u përcillen përmes email-it të gjitha materialet e përdorura në këtë trajnim.

Për faza të mëtejshme të trajnimit, QBD-ja do të lajmërojë në vijim.

Qendra e Botimeve për Diasporën falënderon të gjithë mësuesit pjesëmarrës në trajnim!


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,199 Lexime
2 vjet më parë