Trajnime me kredite nga QTPA për modulet "Mësimdhënia në kurrikulën e re" dhe "Menaxhimi i klasës"
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. Regjistrohuni tani!
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. Regjistrohuni tani!
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar në modulet:
⁃ "Mësimdhënia në kurrikulat e reja"
⁃ "Menaxhimi i klasës"
Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:
- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj.
- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie
- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës.
- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.
- Të informojë mbi koncepte te etikës në institucionin arsimor.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Për shkak të situatës së krijuar, si dhe për të ruajtur shëndetin këto trajnime zhvillohet online, ne platformen "Google Zoom". Trajnimi për modulin "Menaxhimi i klasës" është planifikuar në datat 29-30 janar dhe trajnimi për modulin "Mësimdhënia në kurrikulën e re" do të zhvillohet në datat 22-23 janar.
Për më tepër informacion, apo për të kryer procesin e regjistrimit kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]. Ju falenderojme per interesimin qe tregoni!
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
QTPA: Trajnim në datën 9 nëntor 2024 për modulin "Teknikat e pyetjes dhe diskutimit"
QTPA: Trajnim në datën 2 nëntor 2024 për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”