TRAJNIME ALBAS

Trajnime për mësuesit në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Liçencës, Kualifikimit dhe Portalit "Mësues për Shqipërinë"

Qendra e Trajnimeve Albas ju njofton se do të zhvillojë trajnime për përgatitjen e provimeve të kualifikimit, të licences dhe të portalit "Mësues për Shqipërinë”.

Qendra  e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t’u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimet e kualifikimit, të licences dhe të portalit "Mësues për Shqipërinë”, ju njofton se do të zhvillojë trajnime për përgatitjen për këto provime për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar (mësuesit e arsimit të ulët: ciklit parashkollor e fillor; mësuesit e arsimit të mesëm të ulët; mësuesit e arsimit të mesëm të lartë). 


Trajnimet do të organizohen në module bazuar në programet e ASCAP për secilin nga testimet. Gjithashtu, modulet përmbajnë orientime teknike për ndërtimin e dosjeve, modele testesh e literaturë për përgatitjen në provim. 


Trajnimet do të zhvillohen në muajin janar e shkurt 2021. Për më shumë informacione kontaktoni në numrin e telefonit 0697070480, ose në adresen e emailit [email protected].



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,587 Lexime
3 vjet më parë