CELULARI NË SHKOLLA

Vëzhgim në shkollën e Kuqe dhe gjmnazin "Petro Nini Luarasi"

Tashmë dhe në Shqipëri celularët janë kthyer në mjet që zë vend në çantën e nxënësve, por dhe që u merr kohë nga mësimi duke i shpërqendruar. Shumë pak mund të jenë nxënësit në gjimnaze që nuk kanë një smartfon.

Nga të gjitha përparimet teknologjike të shekullit të 20-të, ndoshta ai që ka vazhduar të ketë ndikimin më të madh kulturor, ka qenë smartfoni. Në ditët e sotme celulari është një nga objektet më të domosdoshme të jetës së përditshme. Për shumicën prej nesh, jeta është e vështirë të mendohet pa një të tillë. Ato janë po aq të rëndësishëm, sa edhe portofoli apo çelësat e shtëpisë.


Komunikimi ne distance nisi rreth 4 dekada më parë, me shpikjen e Martin Cooper. Madje gjithçka nisi në një komunikim mes dy konkurentëve. Më 3 prill 1973 ishte ai që bëri telefonatën e parë dhe që bëri histori. Jo më kot ai është quajtur babai i telefonit.


Martin Cooper bëri thirrjen e parë telefonike në Avenue Six, në New York, duke telefonuar rivalin e tij Joel Engel në zyrën qëndrore të Bell Labs në New Jersey, një kompani që po punonte për të njëjtën teknologji por që nuk pati sukses. Paçka se telefoni i prodhuar nga Cooper ishte i madh, jo tërheqës dhe jo praktik, pati një ndikim të madh në industrinë e celularëve dhe jo vetëm. Tashmë përdorimi i celularëve është rritur jashtëzakonisht shumë, duke u shndërruar në një nga pajisjet më të pranishme te çdo kush.


Ideja e një pajisje portative të shpikur nga Cooper i ka bërë jetët tona më të lehta, por në të njëjtën kohë dhe më të komplikuar. Që nga thirrja e parë, bota e telefonisë ka avancuar duke çuar në daljen në treg të atyre që sot i quajmë smartphone.  Jo vetëm të dobishëm dhe të lëvizshëm, por edhe shumë funksional. 


Tashmë jo vetëm për komunikim por dhe për prezantimin e aktivitetit të përditshëm në botën virtuale. Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë e bëjnë botën më të vogël. Sipas facebook mesatarisht një përdorues ka 365 frendsa, një pjesë e të cilëve të panjohur në botën reale. Për të mos përmendur më tej fotografitë e cilësisë gjithnjë e më të lartë, video dhe momente të tjera që celulari zbulon para nesh në çdo çast, kudo që ndodhemi, me anë të prekjes së një butoni. Të kesh një celular do të thotë të komunikosh, të dërgosh mesazhe, të argëtohesh, t’u mburresh shokëve, të informohesh, të memorizosh momentet e bukura gjatë ditës, të mbash shënime, të bësh llogari e shumë e shumë gjëra të tjera. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit po kthehen në një fenomen shqetësues. Dhe Franca tashmë ka bërë hapin e parë.


Kufizimet do të zbatohen për të gjithë nxënësit francezë që nga klasa e parë dhe deri në 15 vjeç, kur ato shkojnë në shkollë të mesme. Sipas ligjit francez, nxënësit aktualisht ndalohen të përdorin telefonat celularë në klasë, por kufizimet e reja do t’i ndalojnë ato të përdorin telefonat, gjatë gjithë ditës në shkollë; në pushime, drekë dhe në mes orëve të mësimit. Sindikatat franceze të mësimdhënies thonë se përdorimi i celularit në shkolla është problem.


Vëzhgim në Shkollën e Kuqe dhe gjimnazin "Petro Nini Luarasi"


Jo vetëm vendet e zhvilluara kanë rënë pre e përdorimit masiv të celularëve në shkolla. Tashmë dhe në Shqipëri celularët janë kthyer në mjet që zë vend në çantën e nxënësve por dhe që u merr kohë nga mësimi duke i shpërqendruar. Shumë pak mund të jetë nxënësit në gjimnaze që nuk ka një smartfon, teksa në shkollat e ciklit të ulët situata është më ndryshe, pasi ende prindërit në pjesën më të madhe tentojnë ti mbajnë larg fëmijët nga ky fenomen.


Por përse nxënësit e ndjejnë të nevojshme  të mbajnë celular edhe gjatë kohës kur janë në shkollë? Për të parë nga afër situatën, zgjodhëm Shkollën e Kuqe dhe gjimnazin "Petro Nini Luarasi”.

Nxënësit e Shkollës së Kuqe argumentojnë në pjesën më të madhe të rasteve, se e mbajnë celularin në klasë, pasi e kanë të nevojshme për të komunikuar me prindërit kur mbarojnë mësimin. Nga ana tjetër, mësueset shprehen se përdorimi i celularit në shkollë është i panevojshëm, pasi janë ato që komunikojnë me prindërit në raste emergjente.


Terezina Vata, mësuese e Gjuhës Shqipe: Përdorimi i celularit në shkollë është i panevojshëm sepse nxënësit i tërheq vëmendjen. Për raste emergjente, ne mësuesit përdorim celularët tanë që ti lajmërojmë nese nuk vijnë në shkollë ose për probleme shëndetësore.

E të njëjtit mendim ishte edhe edhe mësuesja e matematikës, Zana Qinami, e cila thotë se vetëm në ato klasa ku celularët mbahen në dollap, numri i tyre është pakësuar.


Zana Qinami, mësuese Matematike: Mendoj se nuk duhet të lejohet përdorimi i celularit. Jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm. Ne si shkollë, unë iu kam dhenë numrin  tim të telefonit. Numri i shkollës është present. Prindi ka mundësi komunikimi me ne. Nuk e gjej të arsyeshme që nxënësit të përdorin celular. Ne kemi një dollap me çelës, i mbledhim  në mëngjes, i vendosim aty dhe pas orë së 6 ua japim. 


Terezina Vata: Ka nxënës që kanë ato orët në dorë që janë të kontrolluara. Prindërit mund të komunikojnë në çdo kohë, pa prishur as qetësinë në klasë. Antea është një ndër të paktët nxënës që përdor orën për të komunikuar me prindërit, ne vend të celularit. Pavarësisht se celulari është një mjet që shpërqëndron nxënësin në orën e mësimit, ka prindër që e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme mbajtjen e tyre, ndërsa të tjerë shprehen kundër.


Prindi: Po i jap sepse ka frikë kur del nga shkolla dhe më merr në telefon…


Nëse do të hedhim një vështrim nëpër gjimnazet e kryeqytetit, ky fenomen është më i  përhapur dhe natyrisht më shqetësues.

Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” nxënësit rezervohen kur i pyet nëse e përdorin celularin gjatë orës së mësimit dhe pa lejen e mësuesit, por nuk ngurojnë të na tregojnë se nuk bëjnë dot pa to. Smartfoni tashmë është kthyer në një pjesë të pandashme.

Nxënësi: Po sigurisht, nuk është se nuk ka ndodhur, por jo për ndonjë punë të gjatë. Mendoj se celulari është bërë një pjesë e përditshme e jetës sonë. Është mjet komunikimi dhe mjet ku ne kemi të varur jetën tonë. Është dicka e pandashme. Edhe një ditë mund ta shtyjmë, por jo më shumë. Është i nevojshëm për të gjithë shoqërinë..


Gjimnazistët e "Petro Ninit" pohojnë se mbajnë celularë me vete gjatë mësimit, por  i përdorin vetëm me leje të mësueses në raste emergjente duke u justifikuar me pretendimin që u duhet të komunikojnë patjetër me prindërit. Disa prej tyre tregohen më të sinqertë dhe pranojnë që janë penalizuar për shkak të celularit.  Në shumë raste celulari është përdorur edhe për të kopjuar.


Nxënësi: E përdor për rrjetet sociale por edhe për informacione. Nuk lejohet por e marr. Në klasë se përdor. 

Nxënësi: E përdor për të kontaktuar me të shtëpisë. 

Nxënësi: Në shkollë e përdor se duhet të flas me mamin për notat.

Nxënësi: Më kanë kapur ndonjëherë kur kemi tentuar të kopjojmë ndonjë gjë.

3,637 Lexime
4 vjet më parë