
Viti i ri shkollor, ambiente të reja për nxënësit e Tiranës
Nxënësit e gjimnazit “Partizani” këtë vit kanë edhe një arsye më tepër për të qenë “kampion” në arritjen e rezultateve të larta në mësime. Aktualisht janë rehabilituar të gjitha ambientet e brendshme për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies
Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit e kryeqytetit do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte të denja.
Në një kohë që qytetarët i janë drejtuar bregdetit për të shijuar pushimet, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, nxënësit e gjimnazit “Partizani” këtë vit kanë edhe një arsye më tepër për të qenë “kampion” në arritjen e rezultateve të larta në mësime. Aktualisht janë rehabilituar të gjitha ambientet e brendshme për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies për brezat e rinj.



Viti i ri shkollor ruan plot surpriza edhe për nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi”, ku është bërë i mundur rehabilitimi i këndit të lojërave që të gjithë nxënësit të kenë një hapësirë të denjë sportive.


Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600