Zhdukja e përemrit pronor “sate” në të folur dhe në të shkruar
Sot do të trajtojmë një trajtë rasore, që shumë prej nesh përdorin atë të gabuarën dhe jo të saktën sipas gramatikës së gjuhës shqipe.Kështu ndodh me trajtën rasore të përemrit pronor “jote” në gjinore, dhanore rrjedhore, që bën “sate”.
Ndodh ndonjëherë që një fjalë na “ngulitet” gabim dhe e përdorim po gabim! Madje, edhe kur hasim trajtën e saktë të asaj fjale, këmbëngulim fort në trajtën gabim që dimë!
Kështu ndodh edhe me disa trajta rasore të përemrit pronor.
Sot do të trajtojmë një trajtë rasore, që shumë prej nesh përdorin atë të gabuarën dhe jo të saktën sipas gramatikës së gjuhës shqipe.
Dimë që përemrat pronorë përveç kategorisë së gjinisë (im-jote) dhe numrit (im-juaj, jote-juaj), kanë edhe kategorinë e rasës. Mirëpo disa trajta rasore të përemrit pronor përdoren gabim dhe, madje, trajta e saktë nuk njihet. Kështu ndodh me trajtën rasore të përemrit pronor “jote” në gjinore, dhanore rrjedhore, që bën “sate”, por që zëvendësohet me “tënde”. Madje, në punën e përditshme ndodh që autori, kur sheh këtë trajtë rasore në materialin e redaktuar, e kthen në “tënde”, duke menduar se është gabim apo trajtë dialektore! Dhe kjo gjë ndodh shpesh.
Duam të sqarojmë këtu, që në gjinore, dhanore e rrjedhore ky përemër bën “sate” dhe jo “tënde”. Trajta “tënde” del vetëm në kallëzore. Në çdo rasë tjetër, përdorimi i kësaj trajte është gabim dhe forma e saktë është “sate”!
- I shoqes sate është ky libër? (gjinore)
- Nënës sate do t’ia dhurosh këtë buqetë? (dhanore)
- Prej motrës sate vjen ky urim? (rrjedhore)
- Vajzën tënde e ftuan në konkurs. (kallëzore)
Ja dhe kalimi nëpër rasa, i shkëputur nga “Morfologjia e gjuhës shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
(Përgatiti: Sevi Lami Agolli, Portali Shkollor)
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe
10 rregulla kryesore për përdorimin e presjes