SHKRIM MIRËNJOHJEJE

Zysh Bona, katalizatori i arritjeve të mia

Bashkë me vitet që kalojnë edhe nxënësit rriten duke kujtuar mësuesit që kanë lënë më shumë gjurmë tek ta. Ashtu si Romina kujton mësuesen e saj si katalizatorin e arritjeve të saj.

Ky shkrim i dedikohet mësueses sime Valbona Faqolli, e cila ka qenë dhe mbetet pika ime e referimit, me këshillat e dhëna, që asnjëherë nuk kam për t'i haruuar. Për mua kjo mësuese ka qenë frymëzim, sepse përmes saj ka lindur për mua dielli i dijes, ndërkohë që gjëmonte shiu i padijes. 

Jo vetëm në planin edukues, por edhe atë personal, ajo ishte kurdoherë aty, duke më ofruar mbështetje dhe siguri, buzëqeshje, edhe kur buzët lageshin nga lotët. 


Nuk i harroj herët kur më thërrisje në zyrë sa herë që bëja ndonjë gabim, por unë e dija që fjalët e tua do ishin udhëzueset e përkryera për të ecur drejt të mirës. Ashtu si para çdo mësuesi që lë gjurmë në jetë, përkulem me krenari, sepse ku ka më bukur se të kesh një drejtoreshë dhe një mësuese si ti, ku ndërthuren vlerat e një mësuesi, prindi, miku... Ndaj, them me bindje se kam pasur shumë fat të marr dije nga zysh Bona.  Një mësues i mirë frymëzon, gjë që e ka bërë edhe mësuesja ime. Mënyra sesi trajtonte orë pas ore lëndën e historisë, duke na e bërë më tërheqëse, me të bukur, më bëri ta doja më shumë. Si unë, edhe të gjithë nxënësit e tjerë.


Çdo fjalë, çdo shprehje, më kanë ngelur në memorie, sepse për ne ishe një model me virtyte të larta morali, gjenerator dhe katalizator i energjive të mia. Vlerësimet e zysh Bonës ishin gjithmonë të drejta. Më inkurajonin gjithmonë dhe më shtynin të punoja më fort, të përpiqesha më shumë. Për të gjitha këto arsye gjurmët e mësueses sime tek unë nuk janë të përkohshme, por janë të përjetshme.


Gjithomë mendoj,,,Nëse i gjithë sistemi arsimor do kishte të tillë mësues, do dilnin vetëm breza të edukuar, të ditur dhe shpresëdhënës. Ndonjëherë, përpara njerëzëve të cilët na kanë dhënë dije, edukim, fjalët janë të varfra dhe me bindje them se përpara punës sate të palodhur fjalët humbasin e varfërohen, ndaj gjithçka që kam e më mbetet është mirënjohja.



(Nga ish-nxënësja e shkollës "Shefqet Dosku Dorez" Romina Hunci)

3,412 Lexime
5 vjet më parë