Konkurs

14 shkurti, na dërgoni poezinë tuaj të dashurisë

Në kuadër të Ditës së Shën Valentinit, Portali Shkollor fton të gjithë gjimnazistët të na dërgojnë poezinë më të bukur që kanë krijuar për dashurinë.

14 shkurti, Dita e Shën Valentinit po afron. Kjo datë është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:


Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit,

kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij….


Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit. 


Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. 


Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. 


Po ju keni menduar për dhuratën që do i bëni të dashurit / dashurës tuaj? Ndër mënyrat më të mira për të shprehur dashurinë janë krijimet. Portali Shkollor fton gjimnazistët të na dërgojnë poezinë më të mirë që keni shkruar për të dashurin / dashurën tuaj të zemrës. Ato vargjet ku ju i keni shprehur gjithçka që ndjeni. Të gjitha poezitë do të publikohen në faqen e Portalit Shkollor. Poezia që është  lexuar dhe shpërndarë më shumë do të jetë fituese dhe do të marrë një dhuratë. 


Poezitë dërgojini në adresën [email protected] ose në [email protected] 

Së bashkua me poezinë ju lutemi të dërgoni të dhënat tuaja: emri, mbiemri, klasa, shkolla, qyteti dhe një foto tuajën që ta publikojmë bashkë me poezinë. 


Le të shërbejnë vargjet tuaja për të frymëzuar të gjithë të dashuruarit! 


(Portali Shkollor)

4,527 Lexime
6 vjet më parë