Letra

7-vjeçarja i dërgon një letër ish-kryeministrit britanik

“I dashur David Cameron. Unë jam 7 vjeçe. Jam shumë e mërzitur që ju latë punën, pasi do të jesh kryeministri që unë kam dashur gjithmonë. Shpresoj që të keni një jetë të mirë..."

“I dashur David Cameron. Unë jam 7 vjeçe. Jam shumë e mërzitur që ju latë punën, pasi do të jesh kryeministri që unë kam dashur gjithmonë. Shpresoj që të keni një jetë të mirë. Do t’ju shoh gjithmonë si liderin tim. Do të më mungosh si kryeministër. Ju nuk më njihni por unë ju njoh juve”.

Kjo është letra që 7-vjeçarja Charlotte Mclellan i ka shkruar ish-kryeministrit britanik David Cameron. Vajza i ka shkruar ish-kryeministrit por ajo nuk priste që në adresën e saj të vinte një përgjigje. 

Por në fakt Cameron i ka kthyer përgjigje pas disa javësh duke e falenderuar thellësisht për mbështetjen e saj. Por pavarësisht zhgënjimit për largimin e Cameron, 7-vjeçarja është e kënaqur me kryeministren e re Theresa May dhe është e lumtur që ajo është grua.

Ndërsa nëna e 7-vjeçares, Nikola, është shprehur se nëse Theresa May do të bëjë një punë të mirë, me siguri që Charlote do t’i shkruaj edhe asaj një letër.

2,335 Lexime
7 vjet më parë