MESAZH SENSIBILIZUES

Art për koronavirusin, 11-vjeçarja vlonjate jep mesazhin më të fuqishëm nëpërmjet vizatimit të saj!

Edhe pse e vogël në moshë, ajo ka dhënë mesazhin më domethënës për realitetin e momentit. Venera Çelaj përmes një vizatimi ka thënë se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një kurë kundra koronavirusin.

11 vjeçarja vlonjate Venera Çelaj ka bërë një gjest që meriton të merret në konsideratë! 

Ajo ka dashur të sensibilizojë artistët për “çështjen koronavirus” nëpërmjet një vizatimi që e ka bërë edhe tek maska higjenike që e mban të venë, të cilën ju fare mirë e dalloni në foton më sipër.  


Përmes disa fotove të publikuara në profilin e saj të Facebook, Venera tregon se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një kurë për koronavirusin.


11 vjeçarja e talentuar i referohet shitjes së një fotoje të një bananeje të ngjitur në mur, për 120 mijë dollarë në dhjetor të vitit të kaluar.


“Trego humanizëm për botën dhe mos bëj shaka me artin për para. Meqë ra fjala, pse nuk i keni përdorur paratë për të gjetur një kurë për koronavirusin? Jam e sigurt se është më mirë të kesh para, por para se t’i përdorësh vdes!”- kështu ka shkruar 11 vjeçarja vlonjate, Venera Çelaj.


Vizatimi i Venera Çelaj dhe postimi i saj në instagram! 

(Kaltra Tafani, Portali Shkollor) 

1,089 Lexime
1 muaj më parë