Krijim

“Autizmi”, poezi nga nxënësja Erida Miraku

Në kuadër të 2 Prillit, Ditës Botërore të Autizmit, sjellim një poezi të krijuar nga nxënësja e klasës së IV, Erida Miraku, shkolla 9-vjeçare "Kuqan", Elbasan.

Autizmi 


Pse  linda autik

Vallë unë kam faj

Po të isha fëmija yt

Çdo thoje pastaj

  * * *

Truri im ka mure 

Dot si kapërcej 

Veç në botën time 

Veten unë e gjej

 * * *

Unë kam unin tim

Krejt  ndryshe nga ti

Po kije parasysh 

Se jam njeri si ti

  * * *

Kur unë ulëras 

Dhe shtrihem për tokë

Me këtë shpreh dhimbjen 

Që fjalë nuk nxjerr dot


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

936 Lexime
8 muaj më parë