"Doku Tech" mirëpret shkencëtaren Laura Mersini
Ligjërata do të mbahet në Prishtinë, në Amfiteatrin e madh, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.
Konferenca e teknologjisë "Doku Tech" këtë vit vjen me një edicion special, ku mirëpret shkencëtaren shqiptaro-amerikane, Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin është pretendente për çmimin Nobel në shkencë.
Këtë teori, Mersini Houghton e diskuton me shkencëtarët më të njohur botëror si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.
Ligjërata do të mbahet në Prishtinë, në Amfiteatrin e madh, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.
Sipas një njoftimi të organizatorëve, këtij edicioni special do t’i paraprijë konferenca e shkurtër për media, ku Kushtrim Xhakli, kuratori i "Doku Tech" do të shpalosë programin, folësit dhe master klasat e "Doku Tech" 2016 që do të mbahet në Prizren më 6-7gusht, duke filluar nga ora 17:30.
Laura Mersini është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill. Mersini Houghton pak vite më parë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediumit të njohur në botë BBC, që ka regjistruar disa dokumentarë për teorinë e multiuniversit.
Mersini ka mbaruar studimet universitare në Tiranë, magjistraturën në Universitetin e Maryland, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin Wisconsin-Milwaukee në vitin 2000.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur