
Eleonora Rami, nxënësja e talentuar në pikturë dhe e pasionuar pas historisë
Sot në këndin e nxënësit në Portalin Shkollor Albas do të sjellim disa vizatime të nxënëses 12-vjeçare Eleonora Rami, e cila ka edhe plot talente të tjera të cilat i praktikon, kjo fal edhe shkollës ku mëson me një moto të veçantë!
“Të gjithë nxënësit janë të veçantë e plotë vlera. T’i ndihmojmë t’i zbulojnë, t’i pasurojnë e t’i përfitojnë së bashku”- kjo është motoja e shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa”, në Elbasan.
Një shembull i kësaj motoje është edhe nxënësja në klasën e 6-të, Eleonora Rami, së cilës i pëlqen shumë të pikturoj, të vizatojë dhe të aktrojë. Të gjitha pasione këto që i praktikon gjatë kohës së lirë. Por ajo gjen kohë edhe të merret me sport, duke ndjekur një kurs volejbolli.
Ashtu si gjithë fëmijët e tjerë, të cilët e kanë më përzemër një lëndë në shkollë, edhe Eleonorës i pëlqen shumë historia, më shumë se të gjithë librat e tjerë shkollorë. Ndërsa për librat jashtëshkollorë zgjedhjet e saj janë të larmishme, i përkasin disa zhanreve.
Më poshtë po ju paraqesim disa prej vizatimeve të Eleonora Rami, të cilat për të thënë të vërtetën ne na u dukën si të ndonjë dizenjueseje mode!
I urojmë suksese!




Kaltra Tafani
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese “Jeta njerëzore është një dhuratë shumë e çmuar”
Ese argumentuese nga Megi Ajdini: "Atdheu do të shkatërrohet në qoftë se prindët merren nëpër këmbë”- Balzak
Enxhi Kamxhiu, nxënësja e talentuar në art dhe në shkencë