Erdo Sela, fëmija që shkruan me dashuri për jetën

Erdo Sela, nxënës në klasën e 5-B në shkollën “28 Nëntori” në Tiranë, shpreh ndjenjat e tij me vargje të ndjera për nënën, mësuesen, librin e atdheun. Poezitë e tij tregojnë një ndjeshmëri të veçantë dhe dashuri për dijen, familjen dhe vendlindjen e tij, Dibrën.

Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme, ku shpesh fjalët humbasin thellësinë, vjen një zë i pastër e i sinqertë, një zë fëmije, që na rikujton fuqinë e ndjenjës dhe bukurinë e poezisë. 


Bëhet fjalë për Erdo Selën, nxënës në klasën e pestë B në shkollën “28 Nëntori” në Tiranë, i cili ka spikatur për krijimet e tij poetike, të mbushura me dashuri, përkushtim dhe vlerë.


Përmes vargjeve të tij, Erdo flet për gjërat që ka më për zemër: nënën, mësuesen, shkollën, librin, atdheun, dhe vendlindjen e tij të dashur, Dibrën. Ai shpreh mallin për kurbetin, ëndrrën për një të ardhme më të mirë dhe vetëdijen për vlerën e dijes e përpjekjes. Pavarësisht moshës së vogël, krijimet e tij pasqyrojnë një ndjeshmëri të rrallë dhe një shprehje të qartë emocionale.

Po të lexosh poezitë e Erdos, kupton se ky është një fëmijë që jo vetëm lexon dhe mëson, por dëgjon, vëzhgon dhe reflekton. Ai shkruan me dashuri për njerëzit që e rrethojnë dhe me një ton të ngrohtë edukues për bashkëmoshatarët e tij.


Krijimtaria e tij meriton të vlerësohet dhe të promovohet, sepse nuk është vetëm një shembull i një talenti në formim, por edhe një frymëzim për nxënës të tjerë që mund të gjejnë tek fjala e shkruar një formë të shëndetshme dhe të bukur për të shprehur botën e tyre të brendshme.


Erdo Sela, me zërin e tij të qetë e të vërtetë, na dëshmon se poezia është ende gjallë në bankat e shkollës, në fletoret e fëmijëve që ëndërrojnë dhe në mendjet që guxojnë të shkruajnë.


Më poshtë mund të lexoni disa nga poezitë që ai ka shkruar. 



MAMI IM


E vogël dhe kaçurele,

e ëmbël si karamele.

Ajo është nëna ime,

gjysma e zemrës sime.


Krenar për atë jam,

se gjithçka nga ajo e kam.

Të fal veç dashuri,

ta bën jetën lumturi.


Zëri saj si melodi,

më kumbon nëpër shtëpi.

Punëtore pastërtore,

mami im shembullore.


Sa shumë që unë e dua,

ajo është krejt bota për mua.

Nëna është mbretëreshë,

do ta dua deri sa të vdes.


SHKOLLA


Sa e bukur jeta në shkollë!

Të bën të zgjuar e mendje hollë.

Çdo ditë mësojmë diçka të re.

Rritemi shpejt pa e kuptuar ne.


Sa mirë u ndjeva 4 vite fillore,

sa mirë ishte dhe me edukatore.

Sa bukur po m'duket dhe ky vit i ri

gëzoj çdo ditë që vij përsëri.


Më thotë mamaja ime,

mëso biri im,

se do ta ndjesh jetën të lehtë në vazhdim.


Do dua,do dua edhe unë të mësoj,

të bëhem dikushi, të di të edukoj.

Po kuptoj shumë mirë sa është vështirësuar,

fëmijë të tillë për të edukuar!


LIBRI


Dije ai të jep

në mendje të troket

dhe thotë mëso, mëso,

për të ardhmen që do të kesh,

sepse pa dije ti nuk do të vlesh.


Dija vjen duke lexuar,

dhe jo fëmijë duke përtuar.

Libri horizontin ty ta hap

të bën të ecësh më me vrap.


Çdo faqe që ti të shfletosh

dijen tënde do të shtosh.

Në çdo vështirësi që ti has,

goja jote do të flas.


Mendja jote plot me dije,

do veproj siç i ka hije,

po ju them vetëm lexoni,

dijen tuaj do të shtoni.


ATDHEU IM


Sa i bukur është ky atdheu im!

Ka kodra e fusha plot gjelbërim.

Ka histori të lashta.

Ka shtëpi me kashta.


Kujtimet e atdheut tim,

nuk kanë kurrë mbarrim.

Ai gjithmonë flet

me zë të thellë e të qetë.


Do të luftoj sa të kem jetë

me dashuri dhe zemër të qetë.

Do të ndërtojmë një të ardhme të re,

do të lulëzojë ky atdhe.


NDER DHE SAKRIFICË


Lodhem duke mësuar.

Prindërit për të krenuar.

Veten për të nderuar.

Jetën për të siguruar.


Një të ardhme të mirë dëshiroj,

që së pari veten time të lumturoj.

Kurrë nuk do të dorëzohem,

edhe po të lodhem.


Ëndrrat e mia do t`i arrij.

Çdo gjë të keqe do të mund.

Qëllimet e mia s`do t`i harroj,

deri sa të gjitha ato t`i plotësoj.


MALL KURBETI


O kurbet mall i pashuar,

i le njerëzit të mërguar.

Ato kanë shumë mall për ty,

mori nëna Shqipëri.


Nënat luten ditë e natë,

që fëmijët t`jenë jetëgjatë.

T'kenë shëndet e lumturi.

Dhe një ditë të kthehen n'shpi.


Ky kurbet njerëzit po ndan

larg e larg një oqean.

Po harroni dashurinë,

po humbisni Shqipërinë.

Vendi jonë është ky atdhe,

të mërzitur mos e le.

Prandaj kthehuni mërgimtarë,

nxirrni mallin sa më parë.


7 MARSI / MËSUESES


Nuk thonë kot je nënë e dytë,

ty të zënë gjithë vështirësitë.

Ti na mbron si fëmijtë e tu,

jo atje e jo këtu.


I jep kuptim ti çdo lloj fjale.

Ke një zemër shumë të madhe.

Je e artë si vetë arsimi.

Je e bukur si vetë krijimi.


Në këtë ditë të rëndësishme për ty,

të uroj vec lumturi!

Ti më shumë se kurrë e meriton,

se çdo mëngjes të bukur me ne e zgjon!


8 MARSI / MAMIT


Ditë e bukur është sot,

të gjitha fjalët s`i them dot.

Është festa nënës sime.

Është festa e gruas trime.


Është kjo ditë falenderimi,

m'dridhet zëri nga gëzimi.

Të jam mirënjohëse ty, - o nënë!

Deri sot çfarë më ke dhënë.


Ti je drita jetës time,

ku më fal veç gëzime.

Që më këshillon kur bëj gabime,

dashuri oj nëna ime!


DIBRA IME


E bukur madhështore,

mikëpritëse dhe pastërtore.

Traditë dhe kulturë,

që nuk mungon kurrë.


Gatime me duar të arta

nga nëna me pasione të zjarrta.

Lodhje e stërmundime,

për Dibrën trime.


Askush nuk e harroi,

çdokush aty prapë shkoi.

Me mall e dashuri

për vendlindjen e tij.


E dua e adhuroj,

gjithmonë atje do të shkoj.

Me mall do ta kujtoj

e kurrë s`do ta harroj!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

166 Lexime
7 orë më parë