Ese nga Sejda Uraj: “Trëndafili, lulja që na mëson të duam”

Krijimi i Sejda Urajt, nxënëse në klasën VII B të shkollës “Adem Haxhia”, Postrribë, u përzgjodh me rastin e Ditës së Luleve. Një ese plot ndjesi e dashuri për trëndafilin, simbol i bukurisë, kujdesit dhe vlerësimit për natyrën që na rrethon.

Punoi: Sejda Uraj

Klasa: VII B

Shkolla: Adem Haxhia, Postribë

Mësuesja e lëndës: Agetina Gjoni



Trëndafilat janë lule shumë të bukura dhe të njohura në të gjithë botën. Ato rriten në shumë ngjyra si e kuqe, e bardhë, rozë dhe e verdhë. Çdo ngjyrë e trëndafilit është e veçantë dhe i jep bukuri kopshtit ku rritet. 


Trëndafili ka petale të buta dhe një aromë shumë të këndshme. Shpesh njerëzit e mbjellin trëndafilin në kopshte, pranë shtëpive ose në parqe. Ka edhe disa trëndafila që kanë gjemba në kërcell, por kjo nuk e ul bukurinë e tyre. Kjo lule përdoret për zbukurim në festa dhe në ditë të veçanta. Disa njerëz i përdorin petalet e trëndafilit edhe për të bërë çaj. Kjo lule është një nga lulet më të dashura. 


Të kujdesesh për trëndafilin do të thotë të kujdesesh për diçka të gjallë dhe të bukur, ato kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm, dritën e diellit dhe tokë të mirë. Kur rriten me kujdes, ato lulëzojnë dhe japin një pamje të mrekullueshme. 


Në përfundim, trëndafili nuk është thjesht një lule, por një pjesë e veçantë e natyrës që na mëson të jemi të duruar, të kujdesshëm dhe të vlerësojmë bukuritë e thjeshta që na rrethojnë.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

288 Lexime
1 javë më parë