Dramatizim

Fabula "Gjeli dhe dhelpra" nga nxënësit e klasës së tretë të shkollës "Andon Xoxa"

Nxënësit e klasës së tretë të shkollës "Andon Xoxa" Fier, kanë realizuar fabulën e njohur "Gjeli dhe dhelpra". Dramatizimi i kësaj fabule është zhvilluar në miniteatrin e klasës ndërsa këta vogëlush kanë treguar anën e tyre të vërtetë aktoriale. Mësuese: Majlinda Belba Hallanjaku.

Teatri i kukullave është një lloj teatri që përfshin manipulimin e kukullave - objekte të pajetë, që shpesh i ngjajnë një lloji të figurës njerëzore ose shtazore, të cilat janë të animuara ose të manipuluar nga aktorët. 


Aktorët përdorin lëvizje nga duart dhe krahët për të kontrolluar pajisje të tilla si shufra ose tela për të lëvizur trupin, kokën, gjymtyrët dhe në disa raste gojën dhe sytë e kukullës. Aktorët  flasin me zërin e karakterit të kukullës, ndërsa në raste të tjera ata performojnë në një tingull zanor të regjistruar.


Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të kukullave, dhe ato janë bërë nga një gamë e gjerë materialesh, në varësi të formës së tyre dhe përdorimit të synuar. Ato mund të jenë jashtëzakonisht komplekse ose shumë të thjeshta në ndërtimin e tyre. 


Teatri i kukullave është një formë teatri shumë e lashtë e cila u regjistrua për herë të parë në shekullin 5 para erës sonë në Greqinë e lashtë. Disa forma të teatrit të kukullave mund të kenë origjinuar qysh më parë 3000 vjet para erës sonë. 


Në videon e mëposhtëme mund të ndiqni dramatizimin e fabulës së njohur "Gjeli dhe dhelpra" nga nxënësit e klasës së tretë të shkollës "Andon Xoxa".


Dramatizimi i kësaj fabule është zhvilluar në miniteatrin e klasës së tyre ndërsa këta vogëlush kanë treguar anën e vërtetë të tyre aktoriale. 

Mësuese: Majlinda Belba Hallanjaku. 

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,023 Lexime
3 vjet më parë