Reflektim

Familja dhe karriera

“Ne si ardhmëria e popullit tonë apo një gjeneratë e re duhet së pari të lejmë mentalitet të shëndoshë, për gjeneratat tjera, duhet të jemi sa më të vendosur, sepse ne mund të ndryshojmë diçka”, pjesë nga shkrimi i studentes Berinika Arsllani.

Për të gjithë njerëzit në botë, familja ka dashurinë apo vlerën më të madhe, sepse në fund të fundit familja është rrënja jonë, ku nga ata ne rritemi dhe lulëzojmë.


Në botë ka raste kur familja është ajo që ndërhyn në zgjedhjen e profesionit të fëmijës, me qëllim që fëmija mos të lodhet shumë, mirëpo unë mendoj që kjo është një mendim i gabuar, sepse ky ndikim i familjes mund të çoj deri në dështimin e të rinjve gjatë studimeve.


Mirëpo për fat të mirë nuk kam lindur në një familje si kjo, ku përkundrazi mund të them kam një baba perfekt dhe një nënë të paarritshme.

Sepse nëse filloj të flas për familjen time, pikërisht për babain tim mund të them që ai gjithmonë ka qenë i gatshëm të dëgjoj çdo herë për çdo problem që mund të kem. Në ditët e sotme, një baba tek i cili mund të qash hallet, te i cili mund të mbështetësh është me të vërtetë diçka e rrallë, mirëpo gjithmonë them që ai për mua nuk është vetëm një baba por, një shok që gjithmonë dëgjon problemet e mia.

Edhe atë herë kur kam qen në telashe ose kur më qortonte mami, vrapoja tek babi sepse ai ishte i vetmi që më shpëtonte.

Unë e dua shumë babin tim, aq shumë edhe nënën time.

Për nënën time mund të them që ajo është udhëheqësja apo ajo që sjell vendimin e fundit në shtëpi. Nëna ime është një grua e suksesshme në profesionin e saj,  me rregulla të rrepta, shumë e sjellshme, ku sjellja e saj është frymëzim për ne.


Me një fjalë janë shembull se si unë do të rris fëmijët e mi. Secili prej nesh kur kemi qenë më të vogël, jemi përballur me atë se një ditë do të bëhem si ky apo kjo, mirëpo unë gjithmonë kam thënë dhe ende po e them, që unë dua të bëhem një mjeke, pikërisht si gjyshja ime.

Çdo gjë ka anët negative dhe anët pozitive të saj. Ana negative është nëse fëmija nuk është në gjendje që ti vazhdojë mësimet në Universitet, për shkak se është i dobët në mësime, atëherë unë mendoj që intervenimi i familjes në këtë rast do ishte më i duhur.


Por, si mendoni a mund të kombinojmë karrierën dhe familjen?


Çdo gjë ka një kufi. Mund të arrish diçka, duke ndërthurur familjen dhe karrierën por, ky kombinim duhet të jetë sa më harmonik.Për të ardhmen time, arrita ta vendosi vetë, ku familja është ajo që më tregon respekt si për pikturën, shkrimin, po ashtu edhe për vendimet e tjera të marra.


Si përfundim dua të them që ne si ardhmëria e popullit tonë apo një gjeneratë e re duhet së pari të lejmë mentalitet të shëndoshë, për gjeneratat tjera, duhet të jemi sa më të vendosur, sepse ne mund të ndryshojmë diçka. 



Nga Berinika Arsllani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

676 Lexime
1 vit më parë