Të kujtojmë autorët tanë

Fan Noli, ky student i përjetshëm

Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash.

Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash.


Nisi Universitetin e Harvardit në moshën 30 vjeçare ku diplomohet "Bachelor of Arts". 


Në moshën 55 vjeçare mbaroi studimet në Konservtorin e Bostonit për kompozicion në një varg veprash simfonike. 


Një vit më pas, në moshën 56 vjeçare, diplomohet për Muzik në konservatorin e Bostonit. 


Në moshën 63 vjeçare, pas një pune kolosale prej 7 vitesh, ai mbron me sukses doktoraturën në Universitetin e Bostonit ku dhe merr gradën doktor në Filozofi. 


Duket sikur pas kësaj ai do ta mbyllte kapitullin e shkollimit. Por jo! Për afro dy dekada ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një sërë veprash teologjike – kishtare, prej mijëra faqesh. Ndër to spikat përkthimi i Dhiatës së Re (1961) e më pas “Psalmet” e Dhiatës së vjetër. 


Tek Psalmet përveç greqishtes dhe hebraishtes atij i duhej aramaishtja, një gjuhë në atë kohë në zhdukje e sipër. Studimin autodidakt, ai e quajti të pamjaftueshëm ndaj rregjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të Lashta të Lindjes, në Harvard. 


Nis universitetin në moshën 81 vjeçare. Universiteti vendos ti ofrojë studimet në dy gjuhë, hebraisht dhe aramaisht në të njëjtën kohë. 


Bill Gulinari tregon: Një ditë e pashë në rrugë dhe ndalova me makinë ta përshëndesja. 

- Hirësia juaj a doni t’ju çoj gjëkundi

- Po, - më tha, - më çoni në shkollë. 

- Në shkollë?! – u habita unë.  Ju tani mësoni të tjerët! 

- Të diturit s’ka fund dhe ai, ashtu si Sokrati që u plak duke mësuar. 

- Po ç’ju duhet aramaishtja, Hirësi?

- Epo unë së shpejti do të shkoj tek Perëndia e më duhet ti flas me gjuhën e tij. 


Krahas ndjekjes së Universitetit të ri, ai vazhdonte përkthimin e Psalmeve, i cili ishte një përkthim shumë kompleks që nuk kërkonte vetëm njohuri gjuhësore, por edhe njohuri të tjera teologjike, fetare dhe shkencore. 


Ky është edhe libri i fundit i Nolit, këtij kolosi të botës shqiptare, i cili, sa qe gjallë, vetëm studioi  dhe u ndje përgjithmonë student.


Pershtati Orjeta Buneci


Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku  

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

472 Lexime
2 javë më parë