Studimi

Fëmijët që lexojnë do të kenë më shumë sukses në punë

Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në konsideratë 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës. Studiuesit kanë zgjedhur periudhën mes vitit 1920 dhe 1956, kur në Europë u zgjidh çështja e arsimit të detyruar.

Një studim i fundit ka treguar se të lexuarit nuk është vetëm një gjë e bukur, por edhe e dobishme. Kërkimi i kryer nga tre ekonomistë të universitetit të Padovës, Giorgio Brunello, Guglielmo Weber dhe Christoph Weiss, ka zbuluar një lidhje mes përfitimit të të rriturve në një ambient stimulus për leximin dhe bagazhit të tyre kulturor.


Të jetosh një fëmijëri plotë me libra dhe histori do të mund t’i ndihmonte të vegjlit të përmirësonin pozicionin e tyre në punë sapo të bëheshin të mëdhenj. Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në konsideratë 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës.


Konkluzioni i kërkimit është që, personat të cilët kanë lexuar që të vegjël mund të pretendonin të fitonin materialisht më shumë se sa ata që gjatë fëmijërisë nuk kishin lexuar asnjë libër.


Studiuesit kanë zgjedhur periudhën mes vitit 1920 dhe 1956, kur në Europë u zgjidh çështja e arsimit të detyruar. Ata më pas kanë vëzhguar llojin e ambientit në të cilin u rritën. Panë nëse personat tashmë të rritur lexuan gjatë moshës 10 vjeç dhe sa libra ata kishin.


Nga kërkimet doli se një vit shtesë arsimimi, përveç atij të detyrueshëm, ka rritur të ardhurat mesatare të një njeriu me 9%. Por rendimentet varijojnë shumë në bazë të begrandit social-ekonomik. Personat e rritur në një familje me më pak se një raft librash kanë fituar vetëm 5% më shumë në krahasim me 21% të atyre që kanë lexuar më shumë.


Numri i librave në shtëpinë e një fëmije mund të tregojë shumë mbi llojin e ambientit në të cilin rritet dhe mbi të rriturin që do të bëhet. Një shtëpi plot me libra inkurajon dhe stimulon aftësinë njohëse dhe social-emotive të më të vegjëlve, të rëndësishme këto për suksesin ekonomik e atë të punës përgjatë jetës.


(Përgatiti: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

1,992 Lexime
7 vjet më parë