“Fshati ku unë jetoj”, ese argumentuese nga nxënësi Unejs Heta

Eseja “Fshati ku unë jetoj” nga Unejs Heta, nxënës i klasës së 7-të në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, është shkruar si pjesë e një detyre mësimore. Më poshtë e gjeni të lexueshme me shkrim dore, ku autori përshkruan me dashuri dhe krenari fshatin e tij, Mjedën.

Ese: “Fshati ku unë jetoj

Shkroi: Unejs Heta, klasa 7, medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, Shkodër 

Unë jetoj në një fshat të Shkodrës që quhet Mjedë. Mjeda është një fshat i vogël, por i bukur gjithashtu. Ky fshat ka një gjallëri shumë të madhe, si një fëmijë i vogël. Punëtorët, me zell dhe harmoni dalin të punojnë në bahçet e tyre dhe i kanë oborret shumë të bukura.


Mjeda është gjithashtu edhe një vend i zhvilluar ekonomikisht, sepse ka restorante, markete, hotel dhe të gjitha gjërat e tjera që i duhen një njeriu për të jetuar aty. Mjeda ka edhe një pamje shumë të bukur sepse fare pranë ka lumin Drin dhe gjithashtu ka male përreth tij. 


Vera është stina më e bukur në Mjedë sepse të gjithë fëmijët e fshatit, shumë të gëzuar shkojnë së bashku të lahen në lumin Drin ose mblidhen dhe luajnë futboll. Mjeda ka një kalçeto ku fëmijët por edhe të rriturit luajnë futboll. Mjeda ditë pas dite po zhvillohet dhe shpresojmë që një ditë, ky fshat i vogël por i bukur e plot gjallëri, të jetë një ndër vendet më të bukura dhe më të gëzueshme në Shqipëri! Unë mendoj se kjo ditë nuk do të jetë larg. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

988 Lexime
1 javë më parë