Fushata “1 Shkollë, 1 Artikull në Wikipedia”, ftohen të kontribuojnë shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe hapën fushatën “1 Shkollë, 1 Artikull” (5 shkurt–20 mars), që angazhon shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri e Kosovë për të përmirësuar artikujt mbi shkollat në Wikipedia dhe zhvilluar aftësitë e nxënësve.

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe kanë hapur fushatën edukative “1 Shkollë, 1 Artikull”, e cila synon të angazhojë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri dhe Kosovë për të përmirësuar artikuj rreth shkollave në Wikipedia.


Fushata do të zgjasë 45 ditë, nga 5 shkurti deri më 20 mars, dhe fton drejtorët e shkollave, mësuesit,e nxënësit të bëhen pjesë e enciklopedisë së lirë për të përmirësuar informacionin rreth institucioneve arsimore dhe për të promovuar kulturën e përdorimit të burimeve të besueshme, shkrimin enciklopedik me fakte të verifikuara, si dhe për të zhvilluar aftësitë e buta e teknike të nxënësve.



“1 Shkollë, 1 Artikull” zhvillohet në kuadër të një nisme për të forcuar komunitetin shkollor nëpërmjet mjeteve dhe qasjes drejt dijes së lirë. Këto projekte nxisin inovacionin, promovimin e shoqërisë dhe zhvillimin e komunitetit.



Për të mësuar më tepër rreth fushatës lexoni këtu:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:1_Shkoll%C3%AB,_1_Artikull,_2026


Për të marrë pjesë në fushatë, regjistrohuni në linkun;


https://forms.gle/kEvt59YaugCA6gXo8


Email i Wikimedian-ëve të Gjuhës Shqipe: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

207 Lexime
10 orë më parë