Giro d’Italia 2025 nis nga Shqipëria: 9-11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë

Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë një nga garat më prestigjioze të çiklizmit. Etapat do të zhvillohen më 9, 10 dhe 11 maj 2025, duke përshkuar Durrësin, Tiranën dhe Vlorën. Përdorimi i disa rrugëve do të kufizohet, lexoni për detaje dhe rrugët e bllokuara!

Giro d’Italia 2025 do të shënojë një moment historik për Shqipërinë, duke nisur për herë të parë nga vendi ynë. Tre etapat e para të kësaj gare prestigjioze do të zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë, nga data 9 deri më 11 maj 2025. Ky është një rast i jashtëzakonshëm për të promovuar sportin, kulturën dhe turizmin shqiptar në një audiencë globale.


Itinerari i Etapave në Shqipëri


Etapa 1 – 9 Maj: Durrës → Tiranë (164 km)

Gara nis në orën 13:10 nga Porti i Durrësit dhe përshkon qytetet dhe fshatrat si Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Gracen, Mullet, TEG, Sauk dhe Surrel, duke përfunduar në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 17:03. Etapa përfshin një ngjitje të kategorisë së dytë prej 13.5 km me një mesatare prej 5.2% dhe një maksimum prej 11%, duke e bërë atë sfiduese për çiklistët. 


Etapa 2 – 10 Maj: Tiranë → Tiranë (13.7 km, Kronometër Individual)

Kjo etapë është një provë individuale kohore që zhvillohet brenda qytetit të Tiranës. Rruga përfshin një ngjitje të shkurtër në Sauk dhe disa kthesa të mprehta, duke e bërë atë një test të rëndësishëm për çiklistët që synojnë klasifikimin e përgjithshëm.


Etapa 3 – 11 Maj: Vlorë → Vlorë (160 km)

Etapa e tretë zhvillohet në Vlorë dhe përfshin një terren kodrinor prej 160 km. Pas një ngjitjeje të vazhdueshme prej 65 km në fillim, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Qafës së Llogarasë (10.7 km me një mesatare prej 7.4%) rreth 39 km para përfundimit. Etapa përfundon në rrugën “Sadik Zotaj” në Vlorë rreth orës 17:26. 



Rrugët e bllokuara dhe kufizimet e qarkullimit


Në Durrës 


Bashkia e Durrësit ka publikuar hartën e rrugëve ku do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit:

Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

  • Rruga “Marsi 91”;
  • Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);
  • Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);
  • Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

  • Rruga “Marsi 91”;
  • Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);
  • Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);
  • Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);
  • Rruga e re e portit

b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:

Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

Në Tiranë 


Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm.

Ndalim qarkullimi dhe parkimi:
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00


Segmentet e rrugëve:

Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,


Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:


Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).


Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.


Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.


Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).


Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.


Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.


Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00


Segmentet e rrugëve Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).


Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.


Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:


Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);


Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00


Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:


Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.


Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.


Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.



Në Vlorë 


Më datë 10.05.2025,

  • Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
  • Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
  • Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
  • Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025.

  • Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
  • Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
  • Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpërmjet:

– Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

– pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

– Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugëve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në orën 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarëvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.


Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, të shmangin lëvizjet me mjete në zonat e prekura gjatë kohës së zhvillimit të garës dhe të ndjekin informacionin zyrtar. Gjithashtu, falënderon publikun për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive.



Një moment historik për Shqipërinë


Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të jetë mikpritëse e nisjes së “Giro d’Italia”, një nga garat më prestigjioze të çiklizmit në botë. Ky është një moment historik që vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sportit dhe turizmit. Me një audiencë globale që ndjek këtë ngjarje, Shqipëria ka mundësinë të tregojë bukuritë e saj natyrore, kulturën dhe mikpritjen e saj. “Giro d’Italia 2025” është një ngjarje që sjell jo vetëm emocion për sportdashësit, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë festë sportive dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për një zhvillim të suksesshëm të garës.



Nga Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

76 Lexime
5 orë më parë