Nxënësi i teknologjisë

“Gjeniu” i vogël nga Elbasani, i apasionuar pas teknologjisë

Edhe pse është vetëm 7 vjeç, Rejs Ekmekçiu nga Elbasani, me një anglishte të përkryer për moshën e tij, inskenon, filmon dhe editon vet dhe pa ndihmën e askujt video të ndryshe, për t’ i postuar më pas në youtube.

Është vetëm 7 vjeç, por prej dy vitesh ka kanalin e tij në youtube dhe kjo është vetëm iniciativa e tij.


I apasionuar pas teknologjisë vogëlushi Rejs Ekmekçiu nga Elbasani mësoi anglishten, përpara se të fillonte të shkruante shqipen në klasë të parë. 


Me një anglishte të përkryer për moshën e tij, ai inskenon dhe filmon video të ndryshe, për t’ i postuar më pas në youtube.


Por jo vetëm kaq, duket se vogëlushin gjithnjë e më tepër e tërheq kjo botë. I zhytur në botën virtuale ai ka mësuar si të editojë videot e tij, si të krijojë efekte për t’i bërë ato më tërheqëse për shikuesit e vegjël. 

Pa ndihmën e askujt, Rejs duket se po ecën me shpejtësi drejt pasionit. Kur has në vështirësi, padyshim sekreti mbetet serish youtube. 


“How to…” përdor vogëlushi për të zgjidhur pengesat që i dalin përpara dhe si me magji duket se gjendet zgjidhje. Zgjidhje të cilat më pas ai i përpunon dhe i përdor sipas metodës të tij. 


Madje Rejsi ka krijuar edhe siglën e tij dhe po ashtu videot me titrim në anglisht dhe me bazë muzikore. 


Nëse doni ta ndiqni “gjeniun” e vogël nga Elbasani mund ta gjeni në kanalin e tij në youtube “Rejs’s games” dhe padyshim vogëlushët tuaj do të argëtohen duke ndarë lojëra virtuale së bashku.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,301 Lexime
2 javë më parë