AKTIVITET

Joga në klasë, zgjedhja e zgjuar për të pasur nxënës pozitivë

Duke e bërë jogën pjesë të përditshmërisë, ndikoni pozitivisht tek secili prej nxënësve të cilët me patjetër do e reflektojnë në notë dhe në sjellje. Mund ta nisni me tri hapa të thjeshtë.

Kur e pyetën një mësues të fillores, se cila ishte sfida më e madhe e tij në mësimdhënie, ai u përgjigj:

  • Trupat  e tyre kanë nevojë të lëvizin, ndërkohë që ata qëndrojnë për një kohë shumë të gjatë ulur;
  • Shpesh ata e ndërpresin njëri-tjetrin, nuk kanë durim, ndaj nuk janë dëgjues të mire; 
  • Nuk e vlerësojnë kohën, ndaj ajo nuk u del asnjëherë. Shprehja "nuk ka kohë" është e zakonshme; 
  • Shumë prej tyre janë impulsivë dhe nuk kanë vetëkontroll;
  • Nxënësit e kanë shumë të vështirë të përballen me veten e tyre, apo të përqendrohen në çështje të caktuara. 



A ju duken të gjithë këto ankesa si shumë të dëgjuara? 

Kam dëgjuar se gjithandej nxënësit po përballen me probleme çrregullimesh. Disa thonë se shkaktare është teknologjia, disa të tjerë ua vendosin fajin jetës sedentare (qëndrimi ulur). Pavarësisht shkaktarëve dhe mendimeve të ndryshme, mësuesit arrijnë në përfundim se joga i ndihmon nxënësit të qetësohen, të gjejnë ekuilibrat dhe të fokusohen në klasë. 


Ja disa nga përfitimet që vijnë nga joga: 

  1. Fuqizon dhe rrit fleksibilitetin;
  2. Ndihmon të relaksohesh, të qetësohesh, të reduktosh stresin dhe ankthin;
  3. Ndihmon të bësh një gjumë më të qetë;
  4. Promovon bashkëpunimin mes të rriturve dhe fëmijëve, si dhe fëmijëve me njëri-tjetrin;
  5. Provon nxjerrjen në pah të aftësive të tyre;
  6. Pas jogas, nxënësit e kanë më të lehtë të shprehen;
  7. Promovon një jetë stil jetese të shëndetshme dhe aktive. 


Por si mund të filloni të praktikoni jogën në klasën tuaj, edhe nëse keni pak eksperiencë? Lajmi i mirë është që nuk ju duhet të dini apo të mësoni ndonjë gjë të madhe. Mjafton të keni dëshirën. 


Hapi i parë

Njihuni me sfidat me të cilat përballen nxënësit tuaj. Në momente pushimi, apo midis disa minutave që janë të lodhshme, merrni pak kohë pushim. 


Hapi i dytë

Bëhuni kuriozë për potencialin që ka joga dhe mësoni disa lëvizje bazike të saj, të cilat janë mjaft të thjeshta. 


Hapi i tretë

Zgjidhni një teknikë, mësojeni vetë dhe performojeni përpara nxënësve. Më pas kërkoni që ata ta përsërisin pas jush. 



Mjafton vetëm të keni vullnet dhe guxim për ta filluar. Më pas do të shikoni sesi do të bëhet një stil jete për ju dhe nxënësit tuaj. Duke e bërë jogën pjesë të përditshmërisë, ndikoni pozitivisht tek secili prej nxënësve të cilët me patjetër do e reflektojnë në notë dhe në sjellje. 




(Përshtati P.Shtini, Portali Shkollor) 

3,249 Lexime
4 vjet më parë