Europiani U-20, basketboll

Shqipëria humbet pas kohës shtesë me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare në basketboll për meshkuj U-20 u mposht pas kohës shtesë me shifrat 62- 54 ndaj Maqedonisë në ndeshjen e dytë të vlefshme në Grupin C të kampionatit europian, Divizioni B.

Kombëtarja shqiptare në basketboll për meshkuj U-20 u mposht pas kohës shtesë me shifrat 62- 54 ndaj Maqedonisë në ndeshjen e dytë të vlefshme në Grupin C të kampionatit europian, Divizioni B. Në eventin që po zhvillohet në Oradea të Rumanisë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Mikel Serbo pësojnë humbjen e parë pas triumfit në debutim ndaj Maltës.


Ndeshja nuk ka nisur për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në fundin e pjesës së parë janë në disavantazh 21-31. Përpos këtij rezultati në disfavor, Shqipëria bën përmbysjen në pjesën e dytë pas një kthese bindëse në lojë ndaj bashkëmoshatarëve maqedonas duke i fituar dy periodat e radhës, respektivisht 20-11 dhe 9-8 dhe arrijnë ta mbyllin kohën e rregullt në barazim 50-50.


Por këtë ritëm Shqipëria nuk arrin ta ruajë në kohën shtesë që fitohet 12-4 nga kombëtarja fqinje që shkëpute dhe fiton 62-54. Pikëshënuesi më i mirë i tanëve ishte Daniel Lekndreaj me 17 pikë të realizuara prej tij. Shqipëria u rikthehet eliminatoreve me një sfidë delikate me kryesuesit e grupit, Gjeorgjisë.

482 Lexime
2 vjet më parë