LETËR PËR MËSUESIT

Letra e sinqertë e një nxënëseje për mësuesit, ku dashuria e mirënjohja burojnë nga çdo fjalë!

"Nëse mundeni na mësoni të jemi humanë, ta ndihmojmë e t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit gjithmonë e jo vetëm atëherë kur interesi personal na ballafaqon me këtë situatë, mos ta bëjmë këtë gjë të detyruar por ta ndiejmë e ta duam me zemër..."

Të dashur mësues, 

Nuk do të mjaftonin kurrë rreshtat për të shprehur mirënjohjen e thellë që kam ndaj jush. Jeni ju, ata që rrezatoni dashurinë, kënaqësinë e të jetuarit i lirë, por edhe pafund optimizëm për një bashkëjetesë paqesore dhe një të ardhme, ku dielli të ndriçojë sërish në fund të tunelit të errët. Jeni ju, ata që e zgjeroni horizontin tonë duke e pasuruar me mjaft këshilla dhe mësime të rëndësishme për jetën. Jeni ju, ata që na edukoni ta shijojmë fëmijërinë duke kaluar bukur e jo duke mbajtur përbrenda mërzitë e inatet e së shkuarës. Jeni ju, ata që na këshilloni gjithnjë. Por, sot më lejoni të jem unë për një çast në vendin tuaj, pra, t’i jap unë disa këshilla kundrejt jush.

Ju lutem! 

Nëse mundeni na mësoni të jemi humanë, ta ndihmojmë e t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit gjithmonë e jo vetëm atëherë kur interesi personal na ballafaqon me këtë situatë, mos ta bëjmë këtë gjë të detyruar por ta ndiejmë e ta duam me zemër. 

Na lejoni t’i bëjme disa gabime, pasi prej tyre do të mësojmë, mendoj se do të jetë më mirë....Ju lutem! 

Na mësoni si të krijojmë gjithnjë vetbesim, në çaste fitoreje a humbjeje. 

Na tregoni si duhet të sillemi me ata që na respektojnë e na duan, por edhe me ata që na kanë inat e që mundohen të na poshtërojnë, të na ulin në batakun e tyre. Ju lutem!


Me dashuri dhe respekt.

Nga nxënësja juaj, Fjona Xhuveli, Klasa VI, shkolla "PERLA"



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,761 Lexime
4 vjet më parë