ESE

Liria…e shenjtë

Nxënësi i medresesë "Haxhi Sheh Shamija", Shkodër, Senad Dragoçi, ka përgatitur një ese me temë "Liria". Nxënësi i klasës së shtatë argumenton në këtë ese rëndësinë e lirisë, si një nga bazat themelore të shoqërisë.

Lidhur me rubrikën "Këndi i nxënësit", nxënësi i medresesë "Haxhi Sheh Shamija", Shkodër, Senad Dragoçi, ka përgatitur një ese me temë "Liria". Nxënësi i klasës së shtatë argumenton në këtë ese rëndësinë e lirisë, si një nga bazat themelore të shoqërisë. Ftojmë nxënësit të bëhen pjesë e kësaj rubrike, përmes krijimeve të tyre, në prozë poetike, poezi, ese, pikturë, etj.  

             

Ese: Liria...e shenjtë

Liria…Një fjalë e thjeshtë, që mbart shumë  kuptime. Liria në veprim, liria në zgjedhje, liri shpirtërore, liria e vendit e kuptime të tjera. Nëse ti, të quhesh njeri ti duhet të kesh lirinë në çdo koncept, e nëse liria nuk qëndron te ti atëherë quhesh i “komanduar”. E kush do të jetë i komanduar?! Askush!

             

Liria është një nga bazat e shoqërisë, një shoqëri sa më e mirë duhet të jetë, sa më e lirë. Liria nuk fitohet lehtë. E që të kesh lirinë duhet të kalosh mes qindra vështirësive, sepse askush nuk gjendet i lirë në këtë botë që po ndryshon dita- ditës, njëri më i varur se tjetri, e nëse thonë se e kanë lirinë, jo s’e kanë, sepse nuk e kanë fuqinë ta fitojnë atë dhe ata mendojnë se  është më mirë të qëndrosh i varur nga dikush se sa të kalosh disa vështirësi, por në fund të kesh lirinë.

             

Liria është e shenjtë. Liria duhet të ruhet duke filluar nga ruajtja e lirisë së vetes sate e deri te liria e atdheut tënd. Shitja e lirisë është e patolerueshme, është një dhuratë nga Zoti….dhe ti…ti do t’ia falësh një njeriu tjetër. Askush nuk e meriton lirinë e një krijese tjetër, si lirinë e njerëzve, ashtu edhe të kafshëve e krijesave nga më të ndryshmet. Lirinë e ka çdo gjë mbi dhe, por disa nuk janë aq fatlumë sa ta ruajnë atë, sepse nuk e kanë fuqinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe a mos vallë nuk është padrejtësi që disa njerëz e japin atë, në këmbim të diçkaje materiale?

              

Ajo është shpirtërore e asnjë material nuk e blen atë. Bazat e jetës janë të pakta, por a mundet dikush t’i ruajë këto?! Të ruajë veten, fenë, familjen dhe atë që pa të cilën nuk ruhet asnjëra nga të tjerat…LIRINË . E pa të gjithçka është e pavlefshme. Jeta është e shkurtër dhe disa njerëz e jetojnë  atë sipas regullave të të tjerëve. A nuk është kjo humbje e një prej dhuratave më të mëdha që Zoti i dhuroi njerëzve….JETËS? Pse po e humbin këta njerëz dhuratën më të madhe? Po e humbin nga liria e veprimit, e mendimit, e zgjedhjes.

              

A nuk është më mirë të vdesësh i lirë se sa të bësh jetë luksoze, por nga urdhërat e të tjerëve, ku ty as nuk të jepet e drejta për të dhënë mendimin tënd? E ku po shijohet jeta,  ku po shijohet dhurata e Zotit,vetë ajo. Pra, liria është themeli, është baza, ajo që ndërton një karakter, një qytet, apo një vend. Liria është, ajo që duhet patjetër, në mënyrë që të bësh diçka në këtë jetë.



(Punoi: Senad Dragoçi, nxënës i klasës së shtatë në medresenë "Haxhi Sheh Shamija", Shkodër)

37,912 Lexime
4 vjet më parë