Poezi

“Mësuesja e parë”, poezi nga Greisi Cibuku

Kjo poezi shkon për mësuesen e parë të nxënëses Greisi Cibuku e cila nëpërmjet vargjeve tregon se sa e rëndësishme është dashuria dhe durimi që u jepet fëmijëve në hapat e parë, për të mësuar ABC-në.

“Mësuesja e parë”


Zërin tënd të ëmbël

e dëgjoj çdo mëngjes

me kujdes e plot dëshira

e shtrenjta mësuese.



Më mësove ABC-në

pa u lodhur kurrë

Si nënë e dytë je bërë për mua

kujdesesh kaq shumë!



Të falënderoj nga zemra

që me durim më mëson 

do mbetesh mësuesja ime e parë 

gjithë jetën do të kujtoj!



Nga Greisi Cibuku 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,533 Lexime
2 vjet më parë