Profil

Liani dhe pasionet e tij: Në të ardhmen dua të projektoj anije të mëdha

Lian Bedini është një djalë i shkathët dhe shumë aktiv, që aktualisht vazhdon klasën e pestë dhe është 11 vjeç. Deri tani ai ka pasur rezultate shumë të mira në mësime. Ai punon shumë që t’i mbajë lart këto rezultate. Liani ka shumë pasione të cilat po i ndan me të gjithë ne.

Lian Bedini është një djalë i shkathët dhe shumë aktiv, që aktualisht vazhdon klasën e pestë dhe është 11 vjeç. Deri tani ai ka pasur rezultate shumë të mira në mësime. Ai punon shumë që t’i mbajë lart këto rezultate. Liani ka shumë pasione. Ai nuk lodhet duke kaluar nga një aktivitet te tjetri. Ka një energji të pashtershme. Liani përparësi i jep mësimeve dhe detyrave. Përpiqet shumë të bëjë më të mirën për përgatitjen e tij ditore. 



Pasionet e Lianit


Liani çdo pasdite ka kurse dhe aktivitete. Atij i pëlqejnë shumë gjuhët e huaja dhe mëson gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane në kurs. Liani shkon edhe në not, sepse i pëlqen shumë ky sport. 

Lianit i pëlqen shumë edhe futbolli si shumica e djemve të moshës së tij dhe në fundjavë e gjen të fusha përpara pallatit ku banon, duke luajtur më shokët. Ai i do shumë shokët dhe shoqet e klasës. Përpiqet që të jetë i drejtë dhe i këndshëm në shoqëri. 

Një ndër pasionet e Lianit, është edhe shëtitja e gjatë (hiking). Ai nuk lë rast pa shoqëruar prindërit e tij në këto shëtitje, sepse i pëlqen shumë të jetë në gjirin e natyrës dhe të marrë frymë thellë në ajrin e pastër. Ai nuk lodhet asnjëherë duke bërë aktivitete të tilla. 


Liani ka edhe një pasion tjetër, leximin. Gjatë pushimë verore ai ka më shumë kohë të lirë dhe ka lexuar libra më Aventura dhe libra historikë si; Odisea, Iliada, Konti i Montekristos, Ishulli i thesarit, etj. Këto lloj librash e tërheqin shumë, sepse i zhvillojnë imagjinatën, duke e çuar larg në vendë ku ai nuk ka qenë, por nëpërmjët leximit i përfytyron ato. 


Liani ka edhe një pasion tjetër, vizatimet me laps. Lënda e preferuar e tij, është arti pamor. Lianin e gjen në kohën e lirë gjithmonë me një laps në dorë duke vizatuar përsonazhet e tij të preferuar, kafshë, ose dhe figura të shquara historike. Edhe piktura i pëlqen, por më shumë është i dhënë pas vizatimeve me laps ku ai ka edhe pikën e fortë. Talenti i tij për vizatimin, është i lidhur ngushtë me pasionin që ai ka. Nuk lodhet asnjëherë dukë bërë diçka të dobishmë dhe krijuese. 

Liani ka marrë pjesë në konkursin e fëmijëve “Tirana Talent” dhe është vlerësuar si talent i ri. Për Lianin nuk ka shumë rëndësi çmimi, sepse ai e ka më pasion artin dhe krijimtarinë. 


Pasioni i së ardhmes


Liani ka një tjetër pasion të madh, që e lidh me të ardhmën e tij. Liani vizaton anije të vogla dhe ka shumë dëshirë, që në një të ardhme të projektojë anije të mëdha që lundrojnë në det të hapur dhe të mbajnë emrin e tij. Ai e dëshiron shumë këtë dhe krahas vizatimeve të përsonazheve, ai vizaton edhe këto anije të vogla, që në një të ardhme mund të kthehen nga një pasion në një realitet për Lianin. Ai e di që vetëm me dijë dhe vullnet arrihet çdo gjë e mirë. 


Nësë kjo ndodh edhe në do jemi krenarë për ty Lian! Vazhdo beso dhe puno fort që t’i realizosh këto ëndrra! Suksese!




Nga Iriana Papamihali

Artistë, mësimdhenësë, autorë tëkstëvë shkollorë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

470 Lexime
3 javë më parë