Reflektim

"Libri dhe teknologjia", shkrim reflektues nga Berinika Arsllani

Më vjen keq kur shoh që rinia është shumë e afërt me teknologjinë, nuk janë të aftë të zgjedhin qoftë edhe një problem të vogël, nuk kanë kohë të zbulojnë talentet e tyre dhe e gjithë kjo ndodh se ata më tepër vëmendje i përkushtojnë teknologjisë e jo librit dhe kështu njerëzimi bie në nivel shumë të ulët.

Secili prej nesh ka afër shokun më të ngushtë dhe shoku im më i mirë është libri.

Jetojmë në një kohë ku teknologjia ka përparuar shumë dhe kjo për mua është një gjë shumë e trishtë, sepse njerëzit kohën e kalojnë me telefona duke harxhuar inteligjencën e tyre.

Kjo me të vërtetë është një gjendje katastrofe.


Kurse kur mendojmë për librin, ajo rrit idetë tona, forcon trurin tonë, na jep kulturë, njohim personazhe te ndryshme, botë të çuditshme.


Ka dy lloje të njerëzve:  ata që nuk lexojnë libër, ku kjo është një humbje shumë e madhe për ata dhe njerëz që lexojnë apo shkruajë libra.

Më pëlqen të lexoj libra, sepse ashtu njoh botën edhe më tepër, sepse ashtu e pasuroj trurin, sepse ajo të mbush me emocione.

Më vjen keq kur shoh sot që rinia është shumë e afërt me teknologjinë, nuk janë të aftë të zgjedhin qoftë edhe një problem të vogël, nuk kanë kohë të zbulojnë talentet e tyre dhe e gjithë kjo ndodh se ata më tepër vëmendje i përkushtojnë teknologjisë e jo librit dhe kështu njerëzimi bie në nivel shumë të ulët.


Libri mban trurin tonë të gjallë dhe më aktiv, rrit nivelin që njerëzimi të jetë shkolluar dhe kështu mund të ndryshojmë të ardhmen tonë. Mirëpo për fat të keq sot në nivel të lartë është paraja, njerëzimi analfabet, mos edukimi i njerëzve, teknologjia..., kurse në nivel të ulët është libri, edukata, respekti dhe kjo bën që njerëzimi të mos hedh një hap para.


Është një gjendje katastrofe, një mentalitet shumë i rëndë i njerëzve.

Libri të udhëzon në një rrugë me drita, të mundëson të njohësh botë të ndryshme, e madje ndriçon te ardhmen e njerëzimit.

Po çfarë pret më tepër?

Të them që ndryshon të ardhmen tonë, rrit dijen tënde, rrit imagjinatën tënde, bën botën më të bukur...

Jam një vajzë që nga një moshë shumë e vogël lexoj libra dhe më besoni dita ditës më rritet dashuria për librin.Merr lexo dhe ti, dhe ti mund të ndryshosh të ardhmen tënde.

U mundova ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e di a më kuptuat. Por këtë shkrim e jetova me fjalë dhe them që është koha të pasurojmë botën.

"As druri pa rrënjë nuk rritet, po as truri pa libër nuk zhvillohet".

Nga Berinika Arsllani


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,494 Lexime
1 vit më parë