Lojë

Loja me flluska, përfitimet për zhvillimin e të vegjëlve

Loja me flluska edhe pse e thjeshtë është tepër argëtuese dhe me plot përfitime për të vegjlit tuaj. Kjo lojë madje mund të simulojë edhe fjalët e para te fëmijët e vegjël. Sugjerime nga logopedja Klaudia Sinani.

Një ndër aktivitetet më të preferuara për të realizuar një sërë objektivash, veçanërisht në stimulimin e fjalëve të para.


Pse e përdorim lojën me flluska në terapi?


  1. Përfshin fëmijën në aktivitetet, krijimi i flluskave nxit interesin e fëmijës
  2. Stimulon vëmendjen dhe rrit përqëndrimin
  3. Gjatë krijimit të flluskave fëmija do të ndjekë me kujdes lëvizjet e buzëve tona kur fryjmë. Ky është synimi ynë me qëllim që fëmija të ndjekë lëvizjet e buzëve dhe kur t’i mësojmë të folurin
  4. Stimulojmë aftësitë imituese. Për fëmijën është më e thjeshtë të imitojë një aktivitet që ka interes. Në këtë mënyrë e parapërgatisim për imitimin e tingujve apo fjalëve që do t’i mësojmë
  5. Aktivitet motivues për mësimin e fjalëve të para, si psh hape, dua, fry, prapë, rradha ime etj.
  6. Respektimi i radhës në lojë, rradha ime, rradha jote
  7. Stimulon rritjen e fjalorit
  8. Stimulon zhvillimin e tingujve labial (buzorë) si p, b, m
  9. Gjithashtu mund të përdoret si aktivitet përforcues për realizimin e objektivave të tjerë të terapisë.



Nga Klaudia Sinani, logopede


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,772 Lexime
1 vit më parë