Poezi

"Mbarimi i shkollës", poezi nga nxënëset Leandra Demirxhiu dhe Medina Maçi

Poezitë e mëposhtme janë shkruar nga Leandra Demirxhiu dhe Medina Maçi, nxënëse të klasës së 5-të B, të shkollës "28 Nëntori" në Tiranë. Krijimet e tyre i dedikohen përfundimit të vitit shkollor.


MBARIMI I SHKOLLËS


Në këtë qershor mbaruam klasën e pestë.

Çdo moment në mendje do të mbesë.

Në këtë klasë ku derdhet dituria.

Vendi ku pasurohet fëmija. 

Gjatë verës shumë gjëra do të përjetojmë.

Por shkollën asnjëherë s'do ta harrojmë.

Pushimet, deti na presin,

Po mësimet e marra mbrapa s'duhet të mbesin. 

Tani shkolla mbyll portën, oborri do të boshatiset,

Pret shtatorin që përsëri jeta të riniset.

Me sukses edhe ky vit mbaroi.

Çdo gjë siç duhet shkoi. 

Malli do të na marrë për mësuese Dritën.

Zoti e bekoftë, jetën ja ndriçoftë!


Leandra Demirxhiu 

Klasa 5-B

Shkolla "28 Nëntori", Tiranë.



MBARIMI I SHKOLLËS


E kaluam këtë vit me sukses,

si gjithmonë pa përtesë.

Librat me kujdes i dorëzojmë,

për mbarimin e shkollës poezi hartojmë. 

Lapsin, penën e lëshojmë,

te gjitha mësimet i mbarojmë.

Këtë vit plot fëmijë,

mbushur mendjen plot dituri. 

Flladi i verës po afron,

hedh shikimin lart në qiell.

Sa shpejt shkolla po mbaron,

dhe na presin ditët me diell. 



Medina Maçi

Klasa 5-B

Shkolla: "28 Nëntori", Tiranë.




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,186 Lexime
1 vit më parë