Letra

Mesazhi i nxënësit me autizëm: Kush njeh domethënien e ngjyrave, arrin të më njoh dhe mua

Pasioni i Greil janë pikturat. Ngjyrat janë ato që i japin mundësinë të shpreh më së miri atë që nuk e shpreh dot me fjalë, por që e tregon nëpërmjet pikturës. Ngjyrat për të janë vet jeta. Ja se çfarë ka shkruar ai në një letër.


Unë quhem Greil dhe jam 15-vjeç, jam në klasën e nëntë. 


Mua më pëlqen shumë të dal shëtitje me babin dhe mamin. Në shkollë shkoj me dëshirë. Atje kam shokë dhe shoqe që më duan shumë. Mua më pëlqen shumë natyra dhe në fundjavë më pëlqen të shkoj te gjyshërit nga mami. 


Mua më pëlqen shumë të pikturoj natyrën me ngjyra të forta. Ngjyra që më pëlqen më shumë është jeshilja, ndoshta sepse ajo simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren! 


“Natyra për mua është vetë jeta.” 


Ajo është shumë e shtrenjtë për mua. Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës ndërsa natyra është buzëqeshja jonë. Përveç natyrës mua më pëlqen shumë dhe deti. Të dyja i lidh bashkë me njëra-tjetrën. Natyra është jetë, deti është pafundësi! Kam zgjedhur pikturën sepse aty kam mundësi t’i shpreh të gjitha emocionet e mia, qoftë edhe ato momente kur jam i mërzitur por edhe kur jam i lumtur.  Ngjyrat janë ato që më japin mua mundësinë të shpreh më së miri atë që nuk e shpreh dot me fjalë dhe e shpreh nëpërmjet pikturës. Kush i njeh ngjyrat, simbolin e tyre arrin të më lexojë dhe mua. 


Nga Greil.



(Këto janë disa piktura që Greil ka bërë). 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,237 Lexime
2 vjet më parë