Teknologjia edukative

Mësimi në distancë, gjërat që kam mësuar për fëmijët dhe teknologjinë

Amerikani Sean Hampton-Cole, mësues dhe ekspert i integrimit të teknologjisë edukative, ka veçuar disa vëzhgime mbi fëmijët dhe teknologjinë gjatë eksperiencës së re në arsim, mësimit online, i cili për hir të së vërtetës u aplikua thuajse në të gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19.

Në muajt e fundit të shkollës, mijëra mësues dhe nxënës në të gjithë botën janë bërë pjesë e mësimit online me mënyra të ndryshme. Shkollat u përpoqën të vendosnin një lloj normaliteti dhe vazhdimësie duke i transferuar mësimet në platforma digjitale.  Amerikani Sean Hampton-Cole, mësues dhe ekspert i integrimit të teknologjisë edukative, ka veçuar disa vëzhgime gjatë kësaj eksperience të re në arsim. 


1. Për arsye të pazakonta, shkëputja e internetit nuk ndodh kur nxënësit luajnë online, por vetëm kur ata punojnë për detyrat e tyre të shkollës. Kjo është vërtetë e pashpjegueshme! 


2. Në të vërtetë fëmijët nuk çatojnë aq sa munden. Ndonjëherë dëshiroj t’i tregojë atyre se si mund të jenë më efikas! Besoj ju ka ndodhur disa herë që nuk ju kanë shkruar në kohë për diçka në lidhje me mësimin! 


3. Gjatë mësimit ballë për ballë, nxënësit gëzojnë një mësim të mirë strukturuar dhe bashkëpunues. Ndërsa përgjatë mësimit në distancë, dihet, çdo nxënës është vetëm me veten e tij dhe nuk ka bashkëveprim. 


4. Dizajni është i rëndësishëm. Pjesa më e madhe e platformave publikon postimet me të fundit në fund të fluksit të postimeve: i fundit është i fundit. Megjithatë fëmijët janë mësuar me platformat e rrjeteve sociale në të cilat postimet e fundit janë të parat. 


5. Dizajni përsëri është edhe më i rëndësishëm: mbajtja e ndërfaqes së aplikimit të pastër dhe të rregullt është një gjë e mirë. Por, për fëmijët, tiparet e fshehura dhe artikujt e menysë janë si risi të pakapshme arsimore, gjë që u tregua gjatë mësimdhënies online: ato thjesht nuk duket se ekzistojnë. Edhe kur mesazhi thotë qartësisht “Shih më shumë” ose përdor një faqe ose një meny zgjedhje të shpejtë, nëse nuk është qartësisht e dukshme në dukjen kryesore të ekranit të laop-topit ose kompjuterit, për ata zëre se nuk ekziston ky lloj “sqarimi”.  


6. Fëmijët  nuk janë sigurisht "vendas" digjitalë. Ata kanë frikë nga teknologjia aq sa mësuesit e tyre. (Në fakt, unë jam i vetëdijshëm se nuk ka "vendas digjitalë" por as "emigrantë digjitalë").


7. Çuditërisht, një numër i madh fëmijësh nuk e dinë se çfarë të bëjnë me vijat e kuqe poshtë fjalive apo fjalëve në word. Disa prej tyre mendojnë se kjo gjë është një shenjë aprovimi dhe kërkojnë të nënvizojnë sa më shumë fjalë. 


8. Asnjë softuer nuk është aq intuitivë saqë nxënësit nuk do të ishin në gjendje të gjenin një mënyrë me të cilën ata të mos funksiononin korrekt. 


9. Edhe pse në pjesën më të madhe të ditëve interneti nuk u mungon në celular, është e çuditshme se si disa fëmijë nuk dinë ta përdorin në mënyrë efikase Google. 


10. Fëmijët me të vërtetë nuk e kuptojnë se si të shmangin plagjiaturën. Ne të rriturit në një farë mënyrë jemi përgjegjës për këtë pasi nuk i mësojmë ata të shkruajnë në bazë të mendimeve të tyre. 


11. Është mahnitëse që në këto kohë fëmijët e kuptojnë se sa e rëndësishme është të planifikojnë dhe të menaxhojnë kohën e tyre. Pikërisht ashtu siç ne u themi gjatë gjithë kohës. 


12. Pafuqia e mësuar është një problem shumë i vërtetë me fëmijët dhe teknologjinë (një gjendje në të cilën një person vuan nga një ndjenjë e pafuqisë, që rrjedh nga një ngjarje traumatike ose dështim i vazhdueshëm për sukses. Mendohet të jetë një nga shkaqet themelore të depresionit). Kështu ndodh edhe me të rriturit. 


13. Fëmijët janë rezistentë, dinë si të përshtaten dhe të bëjnë punën. Sepse fëmijët janë vërtetë fantastik! 



Nga Sean Hampton-Cole, mësues dhe ekspert i integrimit të teknologjisë në edukim

Burimi: seanhamptoncole.wordpress.com

Përktheu: N.Allkja Biçaku 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

545 Lexime
2 javë më parë