Poezi

“Mësuesit e mi”, poezi nga nxënësi Antonio Shyti

Poezi për festën e mësuesve e shkruar nga Antonio Shyti, shkolla Fan S. Noli, Tiranë, klasa 6ª .

Mësuesit e mi 


O mësues të dashur,

Unë ju dua shumë, 

Ju për mua jeni si prind i dytë,

Se më edukoni e më mësoni.


Çdo ditë diçka të re, 

Nga ju mësoj,

Mendjen me dituri,

Ma pasuroni.


Mësimet që më keni dhënë

Kurrë s’do t’i harroj,

Gjatë rrugëtimit tim,

Ato mësime të vyera do t’i kujtoj.


Një mësuese kishim në fillor,

Që na donte dhe na mësonte,

Çdo vajzë e djalë atë e respektonte.


Erdhi dita që u rritëm,

Klasën e gjashtë me gëzime e pritëm,

Mësues të rinj dhe gjëra të reja

Po vinin për ne. 


Erdhi dita që ia lëshuam dorën,

 mësueses së fillores,

nuk mbahet mend sa shumë qamë,

ditë dhe natë për të mendonim.


Duke pritur me ankth, 

Zilja e shtatorit ra,

Mësimet filluam, 

Dhe ne hymë në klasë të gjashtë.


Çdo mësues që kam,

Kurrë nuk do t’a harroj,

Në poezi e tregime

Ata do t’i kujtoj.


Shkruar nga Antonio Shyti, shkolla Fan S. Noli, Tiranë, klasa 6ª 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,529 Lexime
1 vit më parë