“7 Marsi”

Mësuesja ime

Nxënësja e klasës së 12-C Flamure Sula në kuadër të “7Marsit” ka shkruar disa vargje dedikuar mësueses së saj. Janë dy krijime, e para titullohet “Falë teje”, ndërsa tjetra “Mësuesja ime”.

Sapo ka trokitur muaji mars dhe kjo është java që ju dedikohet mësuesve dhe punës së tyre të palodhur. Në kuadër të “7 Marsit” nxënësit krijojnë poezi, ese apo kujtojnë me përzemërsi mësuesin e tyre të dashur. Ditë pas dite ne do t’i sjellim këto krijime në faqe dhe ju ftojmë t’i lexoni.


Krijimet e para vijnë nga shkolla “Sandër Prosi”,nga nxënësja e klasës së 12-C Flamure Sula. Janë dy krijime, e para titullohet “Falë teje”, ndërsa tjetra “Mësuesja ime”.


Fal teje

Vijmë në jetë për një mision

Shkollohemi kjo është puna jonë

Nga cikli i ulët në një stad tjetër

Kjo është jeta çantë, laps, letër.

Prandaj edhe sot po të shkruaj unë

Tët them çdo gjë ka ndryshuar

E do të ndryshojë më shumë

Të të them po besoj se në jetë

Çdo gjë e ka një fund

Andaj uroj të të befasoj pa fund.

Rrugëtimi i jetës time përfundoj

Andaj çdo ditë të falënderoj

Çdo ditë me të mira do të të befasoj

Se më shndërrove në atë që kërkoj

Më dituri e të arsimuar të uroj

Gëzuar mësuese e bekuar.

Mësuesja ime

Mësova çdo të thotë të rrugëtosh

Si është të luftosh...

Çdo të thonë 3 vite të jetës time

Je gjendur pranë meje heroina ime.

Ndonëse e rritur edhe në moshë

Ke arritur të më kujtosh

Ndonëse u largova dhe pranë s’më ke.

Çdo ditë në shpirt aty më le

Çdo ditë pranë vetes ty të mbaj

Të kujtoj me mall

Çdo ditë të jetës të kujtoj

Ama këtë dhuratë po ta dhuroj

Të uroj gëzuar 7-8 Marsin mësuesja ime

Se ti je shpresa e diturisë time.


(Flamure Sula, klasa 12-C, “Sandër Prosi”, Portali Shkollor)

22,961 Lexime
7 vjet më parë