“Nata Bardhë‬ si asnjëherë tjetër!”

Na u bashkoni në një ditë-natë fantastike, me aktivitete unike, ku teatrot, galeritë, operat, ansambli, e shumë të tjera, hapin dyert falas për qytetarët

“Nata Bardhë si asnjëherë tjetër!

Na u bashkoni në një ditë-natë fantastike, me aktivitete unike, ku teatrot, galeritë, operat, ansambli, e shumë të tjera, hapin dyert falas për qytetarët. E teksa bie mbrëmja, artisti i famshëm John Newman na bashkohet për një natë më magjike se asnjëherë. ‪#‎DitaPaMakina - s'ka si Tirana!”, shkruan në Facebook kryetari i bashkisë së Erion Veliaj.

“Nata e Bardhë” rikthehet si traditë, një festë simbol për 29 Nëntorin, e cila nisi të festohej kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, por që u hoq nga lista e aktiviteteve nga viti 2011 kur në krye të saj erdhi Lulzim Basha.

Nata e Bardhë nuk është një risi që festohet vetëm në Shqipëri. Por bëhet fjalë për festivale kulturore që zgjasin gjatë gjithë natës e që mbahen në shumë qytete të botës, kryesisht në verë. Nata e Bardhë e ka origjinën në Shën Petersburg të Rusisë dhe ka marrë emrin nga solstici veror në qershor, ku në disa zona dielli perëndon vonë, agon herët dhe errësira nuk është kurrë e plotë.

29 Nëntori do të sjellë një natë të gjatë, ku rrugët, sheshet e qytetit, institucionet e artit, baret, restorantet do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqje, filma e koncerte të ndryshme.

 Çfarë do të ndodhë në 29 Nëntor!

1. Kidical Mass/Pedalimi i Vogëlushëve – (Ora 10:00)

2. Vajzat e bëjnë më së miri! (Pedalojme me stil, Ora 11:00)

3. Pedalo për të Gjyshja – (Ora 16:30)

4. Pedalimi i Çmendur – “FolieRide” – (Ora 22:00)

5. Postierët e Vegjel, lojë argëtuese me fëmijët me biçikleta dhe aksesorë dhuratë.

6. Pedalimi i Veteranëve – (Ora 09:00)

7. Akademia e Dy Rrotakut

8. Një ditë me Kamping – Këndi Kampistave.

9. Këndi “Na Bashkoi Biçikleta”

10. Këndi i lojërave nostalgjike të rrugës për të vegjëlit!

11. Këndi Patinatorëve të vegjël! (Mësojmë patina)

12. MTB tour në Parkun e Liqenit.

13. Cicloficina, (riparim biçikletash)

14. TiranaPaMakina-Foto Konkurs

15. Kinema Biçikletash

16. Bicycle Festival – Muzikë & Festë

17. Akademia e Aktivizmit – Mësojmë të Protestojmë

18. Viola, Riciklim dhe Bamirësi

19. Paraglaiding – sërish me parashuta!

20. Piknik

21. Këndi qytetar, “Lagjia Ime, Shtëpia Ime”

22. Kinemaja e vogëlushëve

23. Panairi Luleve

24. Markata e Gjelbërt

25. Panairi Bio i Komunave të Tiranës

26. Tirana Dhuron

27. Muzeu Biçikletave

28. Vizato qytetin e biçikletave!

29. Tirana Pa Makina flashmob

2,137 Lexime
8 vjet më parë