Ndeshje historike!
Në minutën e '43 pas një krosimi nga Ledjan Memushaj ishte Armando Sadiku që e ktheu krosimin në një gol historik për kombin tonë. Goli i parë për kombëtaren Shqiptare në një kompeticion aq të rëndësishëm mban emrin e elbasanasit.
Ndeshje historike! Ky është përcaktimi më i saktë për ndeshjen e fundit në grupin A për kombëtaren Shqiptare në kampionatin europian EURO 2016, që po zhvillohet në Francë. Shqipëria shënoi golin e parë dhe fitoi mbrëmë, jo vetëm ndeshjen e parë në një kompeticion ndërkombëtar, por edhe zemrat e gjithë botës së futbollit.
Pas ndeshjes në Stadiumin e Lyon, në fundin e mbrëmjës, festoi kombëtarja e Shqipërisë dhe tifozët shqiptarë që kishin mbushur stadiumin.
Rumania e nisi më mirë ndeshjen ku në minutat e para rrezikuan në portën e Shqipërisë. Por mbrojtja e Shqipërisë ishte mjaft e fortë me dy lojtarët Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti në një formëtë shkëlqyer. Shqiptarët filluan të fitonin terren ku arriten të krijonin një rrezik të madh në portën e Rumanisë. Pas një krosimi në zonë, Lenjani nuk arriti të shtynte topin në rrjetë me një portë të boshatisur. Por ky rast nuk i demoralizoi djemtë e kombëtares Kuq e Zi. Ata vazhduan të krijonin presion ndaj kundërshtarit dhe në minutën e '43 pas një krosimi nga Ledjan Memushaj ishte Armando Sadiku që e ktheu krosimin në një gol historik për kombin tonë. Goli i parë për kombëtaren Shqiptare në një kompeticion aq të rëndësishëm mban emrin e elbasanasit.
Pjesa e dytë ishte me e qetë, me një Rumani që mundohej të na befasonte, por mbrojtja dhe portieri i kombëtares Shqiptare ishin gjithmonë të vëmendshëm. Shqipëria arriti të menaxhonte mjaft mirë rezultatin deri në fundin e ndeshjes.
Pas mbylljes së ndeshjes shpërthen festa jo vetëm në stadium, por në çdo vend ku ka shqiptarë. Një mbrëmje historike që nuk do harrohet nga një komb i cili kishte vite të tëra që priste këtë natë.
Asgjë nuk është mbyllur. Tani priten rezultatet e ndeshjeve të tjera për të kuptuar se cilat janë skuadrat që kalojnë më tej në EURO 2016. Ju kujtojmë se dy vendet e para të secilit grup kalojnë grupin. Ndërsa nga 6 grupe, 4 skuadrat e vendeve të treta që kanë rezulatet më të mira do ju bashkohen ekipeve elitë për ëndrrën e madhe, finalen e EURO 2016.
Shqipëria është akoma në lojë për një vend mes tyre, por edhe nëse nuk e arrin, kombëtarja e Shipërisë e ka fituar europianin e saj.
Tani presim rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe shpresojmë që fati të jetë me kombëtaren Shqiptare.
(Portali Shkollor)
Gëzuar “7 Marsin” të gjithë bartësve të dijes!
Nënë, gëzuar “8 Marsin”!
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali