Poezi

Ndoshta bëhet Xhek London

Një poezi e trishtë, e cila ka në fokus historinë e një djali të vogël, i cili ditën e kalon duke shitur çakmakë, stilolapsa, lapsa etj. Kjo ka qenë mbase dhe arsyeja që ka shtyrë ish drejtorin Vaso Papaj, për t'i kushtuar edhe poezinë.

Ndoshta bëhet Xhek London


 Për çdo ditë, orë e pa orë, 

Në kafe me shokë kur shkoj, 

Vjen një djalë me çantë në dorë, 

E hap çantën, nuk ka drojë.


 Stilolapsa na tregon, 

Lapsa tush, çakmak me gaz.

 E vështroj e më vështron.

 Syt’ e tij si dy oaz’.


 Sa më dhimbset ky voglush, 

Mua, burrit me kollare! 

Ndaj blej lapsa e blej tush

 Dhe paqetë pa pirë cigare.


 Më tregoi, mëson anglisht,

 Lexon libra deri vonë. 

Kur të rritet, fatmirësisht, 

Ndoshta bëhet Xhek London. 


Dhe atëher’ do të rrëfente: 

Jo për Polin, as Alaskën,

 Po, si zihej kopeja e qenve, 

Kush e kush t’i çirrte maskën. 


Veç një fjalë provoj t’i them:

 “Unë sërisht do t’blejë çakmakë.” 

E ëndërroj një Xhek London.

 Do ta kem gjithnjë merak.


Nga: Vaso Papaj, 

ish drejtor i Drejtorisë Arsimore të Prefekturës Durrës.


Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,464 Lexime
3 vjet më parë