
Një botë tingujsh të ëmbël nga nxënësja Hera Bushati
Hera Bushati është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Memorial International School of Tirana”. Me një ndjeshmëri të veçantë, ajo shpalos talentin e saj në piano.
Hera Bushati është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Memorial International School of Tirana”. Me një ndjeshmëri të veçantë, ajo shpalos talentin e saj në piano.
Krahas studimeve, Hera ka zgjedhur të ndjekë një pasion, që është muzika. Instrumentin e pianos ajo e trajton me kaq shumë delikatesë, duke i dhënë jetë tingujve. Të gjithë biem dakord në një pikë “Piano është instrumenti që ngroh shpirtin njerëzor”. Ndaj, edhe Hera, e ndjen njejtë këtë ndjesi të pakrahasueshme që vetëm tingujt muzikorë mund të ta ofrojnë.
Nxënësja interpreton me një ndjeshmëri të lartë pjesën “Fur Elise”, nga Ludwig van Beethoven, çka na bën të ndihemi krenarë, për të rinjtë që po ushqehen me art të mirë, ndaj Portali Shkollor, i uron vijimësi e shumë suksese në botën e muzikës.
Ju ftojmë ta ndiqni në interpretimin e saj.
Përgatiti pë publikim Parajsa Shtini
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Poezi nga nxënësja Steisi Ndoni, talenti i vogël me ëndrra të mëdha
Greis Gajda: Si më ka ndihmuar mua libri “Gjyshi im ishte një pemë qershie”, të aftësohem në disa elemente të reja?
Errësira e drejtësisë: Reflektime mbi hakmarrjen dhe dritën