Personazh

Një djalë i talentuar si Tomas Dashi, një shembull për t’u ndjekur

Tomasi është dhjetë vjeç dhe sapo mbaroi klasën e katërt me rezultate shumë të mira. Që në moshën pesë vjeçare ka ndjekur pasionin e tij më të madh, futbollin. Si në dimër dhe në verë Tomasi nuk stepet, por vazhdon me kurajë përpara. Tomasi është vërtetë një djalë për t’u marrë shembull.

Tomasi është dhjetë vjeç dhe sapo mbaroi klasën e katërt me rezultate shumë të mira. 

Që në moshën pesë vjeçare ka ndjekur pasionin e tij më të madh, futbollin. Futbollist është edhe vëllai i tij i madh, Eno.


Në fillimet e veta e mori si me frikë këtë sport, emocionet e të cilit i përshkojnë venat, sepse aq shumë e do. Shpesh edhe qante kur hynte në fushë, sepse ishte vetëm 5 vjeç. Tomasi është djalë shumë i ndjeshëm dhe i qetë. Ka një mirësi brenda vetes që e reflekton në klasë, në lagje, në skuadër dhe kudo që është. Të gjithë e duan për sjelljen e tij të mirë. Nuk i mërzit prindërit, as mësuesit dhe as shokët, përpiqet të jetë gjithmonë i kujdesshëm në komunikim. Tomasi në kohën e lirë, pasditeve, e kalon me shokët e lagjes, duke luajtur ose duke bërë shëtitje me biçikletë. 


Pasionet e Tomasit

Tomasi përveç futbollit ka edhe shumë pasione të tjera që i do dhe përpiqet mos t’i lerë pas dore. Atij i pëlqen shumë muzika dhe arti. Instrumenti i preferuar është bateria dhe kitara si babi, sepse mamin e ka violiniste. Ushqimi i preferuar është lazanja. Fruti i preferuar është mandarina.

Futbolli


Skuadra e zemrës është Barcelona dhe lojtarët e preferuar janë Messi dhe Neymar. Skuadra që ka për zemër në Shqipëri, normal është Tirana. Në lojë është shpirti i skuadrës dhe asnjëherë nuk luan për vetë por bashkëpunon me lojtarët e tjerë. Më kot nuk është kapiten i skuadrës. E ka merituar plotësisht këtë titull. Tomasi mban numrin 10 në fanellë. Ka bërë shumë ndeshje si brenda edhe jashtë Shqipërisë duke i dhënë fitoren skuadrës. Skuadra e Tomasit ka marrë disa herë edhe kupa duke dalë kampion. 

Në ndeshje të rëndësishme e shoqërojnë edhe prindërit duke ndjekur sa Tomasin sa vëllain e tij, Enon, kudo ku ata kanë ndeshje. Tomasi ka bërë aq shumë gola sa nuk i numërohen. Tomasi e ka ditën të ngarkuar me stërvitje dhe ndeshje, por përpiqet që mësimet dhe detyrat mos t’i lerë pas dore, sepse një futbollist i mirë duhet edhe të ketë mendje të kthjellët. Përpiqet me të gjitha mënyrat që të mos mbetet pas me mësimet edhe kur ka stërvitje dhe ndeshje, edhe pse lodhet. Si në dimër dhe në verë Tomasi nuk stepet, por vazhdon me kurajë përpara. Tomasi është vërtetë një djalë për t’u marrë shembull.

Me një nga trajnuesit e Feynordit kur erdhën në Shqipëri dhe bënë një seancë stërvitore me fëmijët.

Iriana Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore teksteve shkollore


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

692 Lexime
3 javë më parë