KRIJIM POETIK

Poezi "Brigjeve të zemrës"

Nxënësja e talentuar e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Zhaklin Saliasi, ka krijuar një poezi, sa të thellë, aq edhe të ndjerë, ku simbolet dhe metaforat ndërthuren këndshëm.

Brigjeve të zemrës


Do kërkoja një pafundësi te ty

Një ndjenjë të vetme dashurie

Fjetur në mendime

Si një ëndërrz fëmijërie.

Ndonëse faji më ka pëshpëritur në vesh

Dua të të them: më fal!

Heshtur sot të krijoj një peizazh 

Kujtim i vetëm mbet në ditar.


Do e ndiej kur kohë të më ikë

E di, do vyshkem si trëndafili i parë

Natës së brengosur,

do t’i vijë një lajmërim

dhe si një dre i plagosur

nuk do kem më shpëtim.


Kur rubini im i zemrës të thyhet më dysh,

Shpresoj që të shikosh se në një copë kristali je dhe ti aty.


Do të të kërkoja një pafundësi

Një pafundësi përjetësie

Dhe përjetësinë ta kisha

Do thurja një kitarë dashurie

Por, krahët bardhoshe më këputen

Nuk do kem më fuqi

Shpresoj ta kuptosh

Se edhe dielli i parë nuk do shndrijë më,

si tani. 




(Zhaklin Saliasi; Portali Shkollor)

2,917 Lexime
4 vjet më parë