
Portreti i Skënderbeut nga nxënësi Noel Lleshi
Punimeve dhe pikturave për festat e nëntorit i është shtuar edhe ajo e dërguar nga nxënësi i klasës së 6-të, Noel Lleshi nga Laçi. Ai ka punuar me laps figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, nxënësi Noel Lleshi, i klasës së 6-të në shkollën nr.2 "Gjin Pjetri", Laç, ka punuar me laps figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Portreti i krijuar nga ai, i përngjan portretit të zakonshëm që ne jemi mësuar të shohim deri më tani, për këtë figurë të madhe të kombit tonë. Vogëlushit i pëlqen shumë të bëjë vizatime dhe piktura të ndryshme.

(Portali Shkollor)
Ta duam dhe të mbrojmë tokën
Ju prezantoj me kafshën time të preferuar
Ese “Jeta njerëzore është një dhuratë shumë e çmuar”