ARTI NË ARSIM

Pse arti na bën më njerëzorë? Nga Drilona Abazaj

Arti daton pothuajse nga fillimi i njerëzimit, është e panevojshme të theksohet se sa e rëndësishme mund të jetë në kaq shumë aspekte të ndryshme. Dhe siç vërejti dikur Leo Tolstoy, “Arti na shpëton nga të qënit të egër dhe armiqësor me njëri-tjetrin”. Na mëson të jemi empatikë.

Arti  është një gamë e larmishme e veprimtarive njerëzore në krijimin e objekteve vizuale, dëgjimore, duke shprehur idetë imagjinare konceptuale ose aftësi teknike të autorit, të vlerësuara për bukurinë dhe fuqinë e tyre emocionale.


 Disa nga arsyet pse arti është i rëndësishëm në jetën e individit:

 


1- Rëndësia e artit në përditshmërinë tonë


Pavarësisht nëse jemi apo jo të vetëdijshëm, ne jemi të rrethuar nga forma arti kudo. Mund të jetë një skulpturë, një pikturë, një fotografi ose diçka që ne nuk e konsiderojmë artistike. Siç mund të jenë dhe artikujt e mëposhtëm të cilët gjithashtu janë formë e artit. Peshqir, jastëk, mbulesa shtrati të qëndisura me dekore penjsh. Madje dhe reciklimet, punimi i një shalli, qepja e një fustani, apo një varëse artizanale. Edhe pse këto mund të duken si punime të thjeshta dhe të mos konsiderohen artistike, ato janë të rëndësishme si për nga kreativiteti por dhe nga realizimi e bukuria e tyre dhe kanë po aq vlerë për individin sepse çfarëdolloj forme arti në thelb sjell gëzim në jetën e dikujt. Së pari, duke na bërë të ndjehemi të lumtur sepse përtej asaj që ne kemi krijuar, ne kemi zgjedhur të jemi të dobishëm dhe t’i japim vetes dhe të tjerëve kënaqësi nga krijimi ynë. Gjithashtu, kjo na bën të jemi më të qetë shpirtërisht, më entuziastë dhe më të frymëzuar për të përfunduar detyra të ndryshme, qoftë në shtëpi apo në punë. Disa studime kanë treguar që forma të ndryshme të artit të kombinuara me muzikë në sfond, ndikon te individët pozitivisht, duke sjellë produktivitet dhe rezultate mjaft të mira gjatë punës.



2- Rëndësia e artit në zhvillimin e fëmijëve


Ndryshe nga më parë, fëmijët sot mësojnë më shumë përmes pamjeve vizuale. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj kompjuterëve, tabletave dhe telefonave inteligjentë dhe ata fitojnë përdorimin e ekranit me prekje më shpejt sesa flasin. Kjo është arsyeja pse arti ka rëndësi thelbësore në zhvillimin e fëmijëve. Ai u mëson fëmijëve se si të interpretojnë, kritikojnë dhe të përdorin informacionin vizual. Duke perceptuar dhe trajtuar disa nga qëndrimet dhe ndjenjat e tyre për fenomene të caktuara në jetë, arti mund të jetë një arsye e mirë dhe një mjet i shkëlqyer që prindërit të lidhen me fëmijët e tyre, duke i motivuar dhe inkurajuar fëmijët e tyre të bëjnë veprimtari të caktuara arti dhe vepra artizanale.



3- Rëndësia e artit në arsim


Arti është na bën më njerëzorë, duke na plotësuar si individë. Duke qenë në gjendje të vlerësojnë artin, ne gjithashtu shfrytëzojmë mundësinë për të zhvilluar diversitetin, duke ndjekur krijimtarinë  arrin dhe ekuilibrin emocional. Duke qenë në paqe me veten, nxënësit dhe studentët kanë më lehtësi të kenë rezultate më të mira. Studimet kanë treguar që artet përmirësojnë procesin e të mësuarit. Sistemet që ato ushqejnë, të cilat përfshijnë aftësitë tona të integruara shqisore, të vëmendjes, njohëse emocionale dhe motorike. Prandaj studentët që merren me art, pavarësisht nëse krijojnë apo jo, janë ndjekës dhe vlerësues në distancë të artit dhe priren të performojnë më mirë në lëndët akademike. Gjithashtu, arti ndihmon për t’u bërë individ më i mirë dhe më i plotë, pasi zhvillon tek studentët të menduarit analitik, bashkëpunimin dhe krijimtarinë, duke rritur ndërgjegjësimin se këto janë karakteristika të përhershme të zbatueshme në pothuajse të gjitha fushat e studimit apo punës.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,778 Lexime
3 vjet më parë