Mjedisi dhe ne

Shkodër, nxënësit e ciklit të ulët diskutojnë për mjedisin

Fëmijët pas këtyre orëve krijojnë një ndjeshmëri më të madhe dhe janë të gatshëm për të mbrojtur natyrën, shokët dhe njerëzit në nevojë.

Nxënësit e ciklit të ulët në Shkodër diskutojnë për mjedisin, si ta mbrojnë dhe si të kujdesen për të. Mirsad Basha, drejtuesi i organizatës mjedisore, sociale “EKO Mendje” është ftuar nga shkollat 9-vjeçare për të diskutuar për natyrën dhe për kujdesin që duhet të kemi ndaj saj.

Gjatë bisedës nxënësit u shprehen shumë të interesuar për mbrojtjen e mjedisit, diskutuan me shumë dashuri për natyrën, botën e kafshëve dhe lidhjen mes tyre. Basha u tregoi nxënësve fotografi të çasteve të fiksuara nga aparati fotografik.

Nxënësit i drejtuan shumë pyetje aktivistit të mjedisit dhe diskutuan për gjërat e reja që ata mësuan. Një larmishmëri pyetjesh iu drejtuan aktivistit si p.sh.: Pse nuk duhet t’i presim pemët? Nëse zoguha një çamçakëz çfarë ndodh?

Pas një bisede të gjatë të gjithë së bashku u drejtuan për në oborrin e shkollës dhe më pas pastruan kopshtin në shenjë sensibilizimi. Në përfundim, të gjithë së bashku zhvilluan një shëtitje në natyreë me biçikletë, me mjetin më ekologjik që kemi.

Fëmijët pas këtyre orëve krijojnë një ndjeshmëri më të madhe dhe janë të gatshëm për të mbrojtur natyrën, shokët dhe njerëzit në nevojë.

3,358 Lexime
8 vjet më parë