AKTIVITET LETRAR

Takohemi për një çaj dhe për një libër

Në kuadër të muajit tetor, i cili është muaji i letërsisë, biblioteka e shkollës "Mark Dashi", Fier, organizoi aktivitetin "Takohemi për një çaj dhe për një libër".

Biblioteka e shkollës "Mark Dashi", Fier, organizoi një veprimtari në kuadër të muajit tetor, i cili është muaji i letërsisë. Nxënësit e kësaj shkolle sollën si propozim për lexuesit e tjerë librin e parapëlqyer të verës, duke ngritur biseda. Takimi u zhvillua në një këndvështrim larg klisheve e kornizave duke e shoqëruar atë edhe me një filxhan çaj. 


Takimi u drejtua nga mësuesja e letërsisë e kësaj shkolle, Amarda Muskaj. Të gjithë i njohim nisma të tilla si: "Letërsia dhe qyteti", "Takohemi për një libër". Në vazhdën e këtyre aktiviteteve të rëndësishme për librin u zhvillua edhe ky takim. Megjithëse në përmasa të vogla, shumë i rëndësishëm. 


Dashuria për librin, pasioni për letërsinë, bëri bashkë nxënësit dhe mësuesen për ta zhvilluar këtë orë të lirë letrare. Në shoqërinë e çajit, atmosfera bëhet edhe më e këndshme, më miqësore. Kishte nga ata nxënës të cilët gjatë verës kishin lexuar shumë libra dhe zgjodhën të diskutonin dy apo më shumë. 


Orë të tilla janë argëtuese, zbavitëse, informuese. Mësuesja premton që orë të tilla do të jenë edhe më të shpeshta, sidomos gjatë këtij muaji, i cili i dedikohet pikërisht librit dhe të lexuarit.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

1,261 Lexime
4 vjet më parë